Shitja e “Anthony’s Pier 4” prek mijëra shqiptarë

editor

Mediat e Bostonit në Shtetet e Bashkuara njoftojnë se restoranti i famshëm i Bostonit dhe për një kohë të gjatë ikona e restoranteve në Amerikë, Anthony’s Pier 4, do të mbyllet përgjithmonë muajin e ardhëshëm.   Restoranti  Anthony’s Pier ishte hapur  në vitin 1963 nga Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan.  Për një kohë të gjatë ishte ndër pesë restorantet më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, të ardhurat e të cilit gjatë viteve 80-të, arrinin në 12-milionë dollarë në vit, më shumë se çdo lokal tjetër i këtij lloji.  Sipas njërit prej djemëve të Antonit, në kulmin e suksesit të restorantit, mbi 600-veta shkonin aty për drekë dhe rreth 3000-veta për darkë, ndërkohë që shpesh duhej të prisje deri në dy orë për të hyrë brenda. Në murin në lokalin Anthony’s janë fotografitë e Antonit me personalitete si Frank Sinatra, Elizabeth Taylor, Xhon Kenendy, Riçard Nikson, Henry Kissinger, Alfred Hitçkok, dhe dyzina të tjera figurash të dalluara nga fusha të ndryshme të jetës amerikane.

Anthony Athanas ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 93 vjeçare. Ai ishte larguar nga vendlindja e tij Korça në vitin 1911 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara  në moshën 4 vjeçare për t’u bashkuar me babain e tij i cili ndodhej në Amerikë.  Antoni Athanas, falë zgjuarsisë gjatë viteve ka shërbyer edhe si lektor shumë popullor i ftuar nga universitetet më të dalluara të Amerikës, si Harvard Buisness School, Cornell University e të tjera. Antoni Athanas ishte trashëgimtari i Nolit në Vatër, ishte ai që i siguroi jetën Vatrës për shumë dekada dhe qe bashkëpuntor i ngushtë i Fan Nolit dhe Faik Konicës.

Restoranti dhe krijuesi i saj legjendar kanë qenë prej kohësh zemra e komunitetit shqiptar në Amerikë, shitja e tij ka prekur zemrat e ndjeshme të mijërave shqiptarëve dhe  personaliteteve botërore që kanë bujtur në të. (ResPublica)

 

Në foto: Anthony Athanas me Presidentin Xhon Kennedy

Më shumë për shkrimin: http://gazetadielli.com/anthony-athanas-nderi-i-kombit-dhe-krenaria-e-komunitetit-shqiptaro-amerikan/#sthash.p0A1imSK.dpuf

Share This Article
3 Comments
  • Besoj se djemte e tij jane ne moshe te madhe,dhe nuk kan me interes te shohin ashtu si i Ati Antoni Atanasi,ku ne moshen 90 vjecare shikonte biletat e parkimeve!
    Megjithate ky restorant njiheshe si streha e te gjith nacionit shqiptar te Bostonit,per kontributin e madh te shoqeris Vatra!
    Tashme ne rast te shitjes shqiptaret kan humbur cerdhen e pare nacionaliste te Amerikes!

  • Me vjen keq, edhe une kam patur fatin qe te drekoj me miqte e mi ne kete restorant, me duket se humbim pak edhe nga pasuria shpirterore shqiptare.

  • per restorantin e antoni athanas eshte folur qe para 10vitesh qe do te shitesh ,une kam aplikuar 2 here ne ate restorant dhe asnjehere antoni nuk me mori ne pune nuk me ndihmoi si shqiptare dhe nuk ruaj respect per ate, kam dhe nje te dhene nga nje emigrant I hershem shqiptaro amerikan sot ai nuk jeton qe antoni athanas I mori te gjitha te ardhurat e shoqerise vatra dhe me ato ai bleu restorantin ., dhe jo si thote antoni se e fillova bisnesin me banana genjen.Antoni ishte njeriu I fundit te shoqerise vatra dhe ai Ivodhi te gjitha keto qe po them mi ka treguar vete Zoti Hasan Risilia gojarisht pasi ai ishte njeriu im dhe une ruaj shume respect per ate,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *