Mosdekretimi i gjuhës shqipe, Zaev: Ivanov është burracak

DITA Online

 

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev lëshoi kritika të ashpra ndaj presidentit Gjorge Ivanov pas vendimit për të mos dekretuar ligjin e gjuhëve, të miratuar për së dyti nga parlamenti të mërkurën mes tensionesh.

Për Zaevin, zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës shqipe përmbush marrëveshjen e Ohrit.

“Më vjen keq që presidenti vendosi të shkelë kushtetutën dhe të mos e dekretojë ligjin për së dyti. Për mua kjo është burracakëri. Institucionet nuk duhet ta lejojnë që kjo të ndodhë.

Zbatimi i këtij ligji plotëson detyrimin e fundit që rrjedh nga marrëveshja e Ohrit”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev kërkoi që për ligjin e gjuhëve të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese por edhe Komisionit të Venecias lidhur me përputhshmërinë e tij me standardet europiane, siç propozoi edhe Komisioni Europian.

Deklaratat, Zaev i bëri gjatë një komunikimi me mediat pas përfundimit të Forumit për Sundimin e Ligjit në Europën Juglindore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Brukselit.

Ligji i gjuhëve u miratua për herë të dytë të mërkurën me 64 vota, në një seancë që u bojkotua nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski tentoi të shkaktonte përplasje fizike me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *