Ambasada amerikane në Shkup ka dalë me një deklaratë për zhvillimet e fundit në Kuvend pas votimit të ligjit për gjuhët.
“E rëndësishme është që Kuvendi të ecë para në axhendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, për të cilat u zotuan se do t’i realizojnë të gjitha partitë për arritjen e eurointegrimeve të Maqedonisë”, nënvizon ambasada amerikane.
Gjithashtu thuhet se është detyrë dhe përgjegjësi e kryeministrit Zoran Zaev, por edhe e partive politike që të avancojnë interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Nga ambasada amerikane rikujtojmë deklaratën e zv/kryeministrit Osmani në Bruksel se ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias për t’u siguruar se është në përputhje me standardet europiane.
“Vendi ka mundësi të realizojë përparim drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, gjë që shumica e qytetarëve e mbështesin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
l.h/ dita
