Maroku kërkon me patjetër Botërorin e 2026

Dita

Maroku prezantoi kandidaturën për të mikpritur finalet e Botërorit 2026.

Një projekt ambicioz i vendit afrikan që do të konkurrojë një tjetër projekt të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.

Maroku ka parashikuar rinovimin e 14 stadiumeve.

Informacione më të hollësishme nga komiteti organizator i vendit afrikan do të jepen në konferencën që do të mbahet të shtunën. Kandidatura e përbashkët e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore parashikon 24 stadiume.

Botërori i 2026 do të jetë i pari me 48 pjesëmarrës në fazën finale dhe vendimi për mikpritësin e turneut do të merret më 13 Qershor të këtij viti në kongresin e FIFA-s që do të zhvillohet në Moskë. Për zgjedhjen e tij do të votojnë për herë të parë 211 shtete anëtare.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *