Familja prej dy vitesh në errësirë, e vogla kërkon shtëpi si gjithë të tjerët

Dita

Banesa e familjes Qosja nga Krraba është varfëria vetë. Dritaret janë të improvizuara me dërrasa. Dyert janë të shkatërruara, tavani fut brenda çka bie jashtë. Dy divane të vjetër, një tavolinë e vogël, një tapet i vjetruar. Këto janë pak orenditë brenda banesës së tyre.

Në këto kushte të vështira i ka rritur dy fëmijët Merushja. Bashkëshorti i saj, Petriti është i sëmurë, vuan nga zemra, ka vështirësi me frymëmarrjen. Për të mbajtur frymën gjallë punon vetëm disa orë ku gjen ndonjë punë rastësore.

“Nuk kam karrige që të ulen fëmijët, për vajzën do doja që të kishte një kompjuter pasi është nxënëse shumë e mirë. Po nuk patëm sot, do kemi nesër, nuk i kam humbur kurrë shpresat. Shpresa vdes e fundit”, thotë Merushja në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘News24’.

Esmeraldën 9-vjeçare nuk e zë gjumi pa mbaruar detyrat e shtëpisë. Hallet që po përjeton familja e saj e kanë rritur para kohe. Prej dy vitesh në banesën e saj të varfër e të rrënuar mungon energjia elektrike. Një realitet i tillë duket se gjendet vetëm në tregimet migjeniane, por kjo e vërtetë shoqëron prej dy vitesh familjen e Esmeraldës.

Nxënësja e klasës së tretë thotë se përpiqet t’i përfundojë detyrat e shtëpisë kur është në klasë apo sapo mbërrin në shtëpi, pasi më pas nuk ka ndriçim në dhomë. I ka ndodhur që në shtëpi të kenë mbaruar qirinjtë, kështu është detyruar t’i mbyllë librat me të rënë errësira.

“Kur ka qiri i bëj mësimet, kur nuk ka qiri, mami thotë nuk ka, mësimet i bëj me ditë. Kam shumë dëshirë të kem dhe unë drita. Kompjuter nuk kam pasur kurrë. Mami më ndihmon për detyrat ndonjëherë. Do doja të kisha shtëpi si të tjerët me gjëra të reja. Babi im nuk punon, kur arrin të punojë i merret fryma rrugës”, thotë Esmeralda.

E ëma nuk do që ajo të mungojë asnjë ditë në mësim sepse vetëm kështu do mundet që jo thjesht të ketë një dëftesë prej kartoni në sirtar, por të marrë njohuri që do e ndihmojnë të ngrejë zërin për të drejtat e saj, të vazhdojë shkollën e lartë, e më pas të gjejë një vend pune për të bërë jetë të mirë. Ajo e inkurajon vazhdimisht vajzën e vogël duke i thënë “po mësove shumë, do jesh faqebardhë, kështu do kesh një të ardhme kur të rritesh”.

Pasi familja Qosja tregoi historinë e dhimbshme të jetës së tyre, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i kanë ardhur në ndihmë. Pasi u kujdesën që në banesë të rilidhej energjia elektrike aq e munguar dhe e dëshiruar nga familja, Sidriti dhe Elvisi i vizituan me duart plot me lodra, ushqime dhe rroba. Tashmë Esmeralda nuk do duhet më të lodhë sytë e të bëjë detyrat në dritën e mekur të qiririt.

“Na ka bërë merak gjendja e shtëpisë, duket e pabanueshme. Ushqimet, rrobat, janë të mundshme. Unë shpresoj që të bëjmë diçka për shtëpinë. Ne e shikojmë që këtu nuk banohet. Do bëjmë të pamundur që ta bëjmë shtëpinë të banueshme. Duam që edhe ju të keni një shtëpi me orendi që të jetoni sa më qetë”, u tha familjarëve Elvisi, duke shtuar se do t’i gjendet pranë familjes.

Ndërsa Sidriti shpreson që me këtë ndihmë fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Sot ne demokracin qe solli antikomunisti i konvertuem ne demokrat rrezulton nji shtepi pa drita dhe meritojne ti bajne dua e ti kjajne hallin per ta inkurajue per ma mire.Cdo komentues mbeshtet fatekeqesin e tyre per ma mire.
    Merreni me mend qe Komunizmi e gjeti vendin si para dhe mbas clirimit ne eresin te jashtzakonshme ne te gjitha drejtimet dhe askush nuk e ngre zanin si sot per fatekeqesin e kesaj familje per ti than monizmit te lumte se na dhe drite e jet shume ma te mire se ish mbretnia e mbretit Zog.Ku ndonji shtepi nga ato te aristokrateve qe na dolen tradhetar ortak me pushtuesin kishin qirinje dhe kandila.Ndersa gjithe te tjeret kush bishtuk e kush pishe.Qe ti mbushnin vrimat e hundeve plot bloze.E sot ankohen per ndotjen e ajrit nga makinat.
    Ashtu si mbreti zog i zogut te kurves bashke me kopilat qe kane mberrit sot ne pushtet e politike i kundervihen ati monizmit si fatekeqesia ma e madhe e vendit dhe popullit.Nuk asht fjala ta mbrojme.Po te jemi burra zakonit e te mos na bie fjale ne toke dhe te deklarojme te verteten sic asht e vertetume historikisht.

    Shenim:

    Ai debili i vicidolit nuk e solli demokracine.Ajo kish marre plasje ne Moske dhe plasaritja nuk permiresohet po shkonte deri me thyerjen e xhamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *