FIFA ka sinjalizuar që në Botërorin Rusi 2018 do të përdoret Video Asistan Referee, sistemi-video që ndihmon arbitrat për të gabuar sa më pak në vendimet që marrin.
Lajmi për zyrtarizimin e përdorimit të VAR në Kupën e Botës Rusi 2018, u dha nga numri 1 i qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino.
“Ai i Rusisë do të jetë Botërori i parë me VAR dhe jemi shumë të kënaqur me këtë vendim që kemi marrë.”
VAR gjatë këtij sezoni është përdorur në disa prej kampionateve më të rëndësishme në Europë siç janë Serie A e Bundesliga, por edhe në FA Cup në Angli.
s.a/dita

Duke pare penalltine skandaloze qe ju dha Arsenalit ndaj Milanit nuk mund te pritej me.Dhenia e nje vendimi te gabuar eshte nje lloj si te shikosh nje ndeshje te trukuar.
Kjo gje duhej te ishte realizuar shume dekada më perpara, sepse teknologjia ka ekzistuar.. mjafton te kujtosh riperseritjen e golave ne menyre te ngadalesuar që në vitet 60 apo 70 dhe nuk ishte fare e veshtire qe nje ekran Tv te vendosej prane fushes ashtu si eshte vendosur sot
Arbitrat jane njerez dhe sado te afte te jene perseri mund te mos shohin gjithcka qe ndodh ne fushe, po keshtu sado te paanshem te jene, mund tu ofrohen shuma te majme parash dhe automatikisht kthehen ne te korruptuar, ne fund te fundit ndergjegja e njeriut ne kete stad ku jetojme nuk garanton paanshmeri qofte edhe ne sy te miliona njerezve, te gjithe e dime qe eshte spekuluar jo pak ne kete drejtim
Var ndikon shume ngritjen e gjykimit nga niveli banal si eshte shpesh sot ne nivele më normale sepse u heq arbitrave opsionin e justifikimeve banale pas ndeshjes