Monica Bellucci tregon sekretin e bukurisë

redaktor

Aktorja e famshme, nënë e dy fëmijëve Deva 9 vjeç dhe Leonie 3 vjeç, Monica Bellucci ka treguar sekretet e bukurisë së saj në një intervistë për “Madame Figaro”.

“Nuk kam qenë kurrë e ashpër me një dietë. Ha perime, peshk, mish e makarona. Për shumë kohë e evitova palestrën, por pas shtatzënisë së dytë vendosa të bëja një stërvitje të lehtë, kur kam kohë bëj rreth 1 orë stërvitje në ditë”, shprehet Monica, citon Noa.al.

48 vjeçarja tregon se vendosi të lindë fëmijën e parë në moshë 37 vjeçare, kur kishte nisur karrierën dhe suksesin, duke treguar se lindja e fëmijës në atë periudhë ishte një luks.

“Në fakt shumë mike të miat që janë nëna, nuk arrijnë ta jetojnë mirë mëmësinë sepse bëjnë një mijë gjëra. Është mirë të kesh fëmijë, por shoqëria jonë, nuk i ndihmon femrat që duhet të ndahen mes karrierës dhe familjes, duke qenë shtëpiake, të mbajnë biberon, dhe ndihen gjithmonë në faj. Unë kam qenë me fat pasi isha psikologjikisht gati dhe kushtet ekonomike i kisha të mira”, thotë ndër të tjera aktorja.

Bellucci pranon se aktualisht ndihet mirë me format e saj dhe se nuk ka frikë nga plakja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *