Sondazhi/ Tirana është shumë herë më e pastër, e thonë 73% e qytetarëve të saj

Ornela

Tirana është më e pastër! Ky është mendimi i 73% qytetarëve kryeqytetas, të pyetur për punën që po bën Bashkia e Tiranë për të mbajtur pastër qytetin. Duket se reformimi i sistemit të pastrimit në Tiranë, me krijimin e kompanisë “Eco Tirana”, ka bërë që të ndryshojë dhe perceptimi i qytetarëve për nivelin e pastërtisë, shumica dërrmuese e të cilëve shprehen të kënaqur me pastrimin e qytetit të Tiranës.

Të dhënat e mbledhura në terren nga ekspertët e “Institutit Europian Pashko” për të matur perceptimin e qytetarëve mbi Eco Tirana, tregojnë se qytetarët janë masivisht të kënaqur nga shërbimi i kompanisë publike që merret me pastrimin e kryeqytetit.

Sondazhi u realizua nga një grup pune i drejtuar nga tre profesorë specialistë të ekonomisë, shkencave politike dhe statistikës, të mbështetur nga 50 studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët dolën në terren për të matur perceptimin e qytetarëve mbi ECO Tirana.

Në përfundim të punës, u grumbulluan 4296 pyetësorë me qytetarët dhe u zhvilluan 386 intervista me bizneset e ndodhura brenda zonës ku u zhvillua projekti – në fazën e parë të zhvilluar në muajin qershor 2017 – dhe 4406 pyetësorë nga qytetarët në fazën e dytë të zhvilluar në muajin shtator 2017.

Ndarja në dy faza synoi të masë ndryshimet e perceptimit që ka komuniteti përgjatë kohës, në raport me njohjen e veprimtarisë së kompanisë, impaktin e punës së saj në komunitet dhe kënaqësinë e tyre për këtë shërbim.

Bashkia e Tiranës ka vendosur si prioritet të sajin një menaxhim më efektiv të mbetjeve, me qëllim krijimin e një mjedisi të pastër për qytetarët.

Si instrument për adresimin e këtij prioriteti, bashkia krijoi agjencinë Eco Tirana, puna e se cilës është mirëpritur edhe nga qytetarët.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Kjo tregon se 73% e banoreve te Tiranes jane Dele te Ripjellura ( Tiransit e vertete kane ikur me kohe).

  • “Nuk eshte fare e rendesishme kush voton, por ai qe numeron!”

    Kjo thenie historike e Stalinit po perdoret sot nga gebelsianet e Erionit dhe te Edvinit

    PO KUSH ESHTE KY INSTITUTI PASHKO MORE TE PAUDHE?

    I kriminelit stalinist te Enverit, Josif Pashko, apo i “Mata Harri-t te Enverit, Eleni Pashko?

    PO PSE KRIMINELET E ENVERIT DO TE BEJNE SONDAZHET NE SHQYPNINE QE KERKON T’I BASHKOHET BE-SE?

    • O Intelektuhale Tirana eshte shume here me e paster dhe me e bukur se kur bashkine e kishit ju serbo-shpellaret.

  • Si ne kohen e Enverit te tilla gjera na thonin.Bile ishte edhe nje nga mijra keng fallse .Buze Adriatikut rreze leshon Shqipria, fanar i pa shuar ne na prin partia etj etj.Sikur flisni nga nje planet tjeter.Qendra vertet ka ndyshuar,po periferia te ben te vesh duart kokes.

    • Cila qender ka ndryshuar o Marku nga Inghliterra?

      AJO PACAVURE QE KA BERE EDVINI ME SHESHIN SKENDERBEJ?

      apo:

      ME REZILIN TE STADIUMIN TONE KOMBETAR?

      Shko tek shkolla Partizani ne mes te Tiranes qe te habitesh me masakren urbane qe nuk e gjen ne asnje vend te Botes, por kudo te shkosh rreth e rrotull ne qender perseri nuk gjen nje ndertese te hajrit ku te mos verresh lakmine e kuserise makaber per ndertime si KULCEDRA prej Betoni qe e kane bere kryeqytetin tone dikur si Lule Mali ne nje varreze publike si Kandaharri i Afganistanit.

      KU E GJETEN AJRIN E PASTER NE TIRANE KETA MASHTRUES?

    • O Mark,vertet ka mdryshuar Tirana,po,po aqe sa ka humbur indentitetin dhe ndotja e ajrit po i shkurton jeten tiranasve.Ja pra ku eshte ndyshimi,nga nje Kryeqytet ku ndigjohej kenga e zogjeve dhe varrezat me selvi e mimoza,tek Tirana e betonit dhe e selvive jo me ne varreza,por tek unaza.Turp per ata te paturpshit qe cvasin duke u tallur ma popullin.

  • Mark .U.K !
    Kujdes se nuk te lejon grupi i celules se partise.Duhet te jesh gjithmone kunder edhe kur ekziston rrealiteti ne favor te mirqenies publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *