Një stuhi me erëra të forta që pritet në Vlorë ka detyruar bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli të lëshojë alarmin për “apokalipsin”:
Bashkia ka njoftuar se “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta.
Të gjithë punonjësit e Bashkisë Vlorë janë në gatishmëri të plotë. Ju lutemi merrni masat për të shmangur lëvizjet afër pemëve, afër shtyllave të tensionit si dhe parkimin në zonat e rrezikshme.
Të kufizohen në maksimum lëvizjet në rruge për shkak të erërave shumë të forta”.



o.j/dita
