Gjiknuri: Problemi i mbetjeve të zgjidhet nga Bashkitë

Dita

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në inceneratorin e Elbasanit, ka bërë thirrje që bashkitë të angazhohen për të zgjidhur problemin e menaxhimit të mbetjeve.

Ai tha se çështja e depozitimit të mbetjeve është një problem serioz për Shqipërinë, dhe se autoritetet duhet të angazhohen për grumbullimin e tyre dhe furnizimin e inceneratorëve.

“Impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë. Ajo çka duhet t’u imponojmë qytetarëve por edhe autoriteteve, që duhet të marrin masat, është që mbetjet të grumbullohen aty ku duhet të grumbullohen dhe të depozitohen në këtë impiant.”

Gjatë inspektimit, Gjiknuri tha se askush nga qytetarët nuk duhet të frikësohet nga funksionimi i inceneratorit me djegie, pasi ai është një proces teknologjik që nuk jep asnjë ndikim në mjedisin përreth.

“Pavarësisht nga kritikat apo hamendjet që kanë ngritur qarqet politike, ne shikojmë një impiant që funksionon, dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje një problemi të madh.”

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës edhe projektet e impianteve të përpunimit të mbetjeve në Fier e Tiranë janë duke avancuar.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne fakt ,
    plehrat hedhur rrugeve ,lumenjve ,detit te Shqiperise ,

    eshte nji Problem i njohur per shtettin Shqiptare ,

    prej dekadash dhe per cudi ,nuk kann mundur

    qe nji siperfaqe aq e vogel sa Shqiperia ta marrin nen

    kontroll !
    Dhe kjo eshte skandaoze per kte Shtet qe dreqi e di,

    se perse nuk do ta pastroj Shqiperine .
    Te papune ka sa te doje , flet per vende pune

    dhe nuk do ti hapi ,pra cfar politikanesh jane more aman ?
    Qenia politikan ,nuk nenkupton me bo Parade Mode,
    mediave e as gallate e batuta idiotesh parlamentit ;

    por Puna ,gjithcka matet sot me rezultate zoterinj
    politikane ,jo
    me bla bla bla mediesh !

    E vetmja gje qe dijne te bejn me mire kta politikan
    eshte
    justifikimi para medieve .
    Hik mor zoteri ,nqs nuk jep rezultate ,
    lerja vendin atij qe punon e ndryshon .

  • Problemi nuk eshte vetem tek plehrat tona me sa e kuptova un. Sipas Gjiknurit plehrat tona nuk mjaftojne mjaftojne per inceneratoret dhe se qytetaret nuk duhet te tremben nga keta djeges mbeturinash sepse shendetit te shqiptareve nuk I ben gje pak tym me mbetje toksike nga larmia e plehrave tona dhe te huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *