Ministri i Jashtëm çek, Martin Strionicky ka hedhur poshtë sot akuzat e Moskës se agjenti nervor, që është përdorur kundër ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani, ka ardhur nga Republika Çeke.
Ndërkaq, edhe ministrja e Mbrojtjes së Çekisë, Karla Slechtova në një postim në Twitter ka thënë se është “absurde” të mendohet se agjenti nervor, që është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus, të ketë origjinë çeke.
Rikujtojmë se zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë sot për televizionin Rossiya 24 se me shumë gjasa burimi i agjentit nervor, i tipit Noviçok, të jetë në Britani, Republikën Çeke, Sllovaki, Suedi ose Shtetet e Bashkuara, transmeton agjencia Reuters.
Rusia ka dëbuar ndërkohë 23 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra nga Londra. Kjo e fundit akuzon “Kremlinin e Putinit” se qëndron prapa sulmit me agjent nervor.
s.a/dita
