Dhjetë persona kanë humbur jetën tragjikisht këtë të premte, pasi një avion përfundoi sipër një shtëpie në Filipin.
Avioni, që ishte i përmasave të vogla, 6 vendësh dhe i quajtur Piper PA-23, u rrëzua në Plaridel, pranë kryeqytetit Manila. Rrëzimi i tij erdhi pak kohë pasi ishte ngritur në ajër.
Ky aksident i mori jetën pesë personave që ndodheshin në bordin e avionit, ashtu sikurse dhe pesë personave që ndodheshin në shtëpi e që sapo ishin ulur për të ngrënë.
Sipas policisë, 3 fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja mbetën të vrarë, ndërsa babai nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja e trishtë.
Sipas disa dëshmitarëve të gjendur pranë shtëpisë, avioni fillimisht kishte goditur një pemë, më pas një shtyllë dhe në fund kishte goditur shtëpinë.
Përplasja masive e avionit me shtëpinë shkaktoi zjarr brenda kësaj të fundit, ndërkohë nuk dihet ende shkaku i rënies së avionit.

s.a/dita
