Cristiano Ronaldo bëhet egoist: Askush nuk mund të krahasohet me mua!

DITA Online

 

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo beson se askush nuk mund të krahasohet me të sepse nuk ka aq rivalë që të kenë talentin e tij apo përkushtimin.

Portugezi ishte te Sporting, kur ra në sytë e Manchester United në vitin 2003, duke u kthyer në një ndër më të mirët në botë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Ai mori të parin “Topin e Artë” në 2008, teksa që pas kalimit te Real Madrid ka regjistruar shifrat të jashtëzakonshme, dhe tashmë ka 5 trofe të tillë.

33-vjeçari që kur veshi fanellën e madrilenëve ka fituar çdo trofe të mundshëm dhe që kur është transferuar në La Liga, është në rivalitet të hapur me Lionel Messin e Barcelonës.

Elementet që e dallojnë Ronaldon nga të tjerët janë etika në punë dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm në punë.

Duke folur në një reklamë që ka përgatitur së fundi për “Nike”, sulmuesi portugez tha: “Në fillimet e karrierës time, ëndërroja të isha lojtari më i mirë në botë.

Miqtë më shihnin dhe më pyesin: Për çfarë po flet? Fillimisht kam luajtur për argëtim, por pasi kalova te skuadra e United në mendjen time u ngulit ideja për të qenë më i miri dhe nisa të besoja te kjo gjë.

Sot nuk shoh shumë njerëz që kanë talentin tim, përkushtimin tim, që bëjnë punën time, të kenë etikën time.

Ndaj, askush nuk mund të krahasohet me mua. Askush nuk ka për t’u bërë në të ardhmen si Cristiano Ronaldo”.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *