FOTO: Dyshime se UEFA e trukoi sërish shortin e “Champions”

Leda Hysa

Jo pak herë shorti i “Champions League” është dyshuar se mund të jetë paravendosur nga organizatorët. Ndryshe nuk kishte si të ndodhte edhe të premten (hera e fundit që është hedhur shorti), por ndryshimi këtë herë qëndron se dyshimet i ngjallin vetë organizatorët.

Një ditë para se në Nyon të Zvicrës goglat të përcaktonin ndeshjet çerekfinale të “Champions League” faqja e këtij kompeticioni në rrjetet sociale ka postuar një foto e cila pas shortit nuk duket edhe aq e rastësishme për nga mënyra sesi janë vendosur lojtarët.

Shikoni dhe gjykoni vetë, por në mënyrë të habitshme duelet e çerekfinaleve duken të vendosura që një ditë përpara. Në pamje të parë, ata që e kanë hapur foton përpara shortit nuk kanë menduar asgjë përveçse skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale.

Por një ditë më pas, gjithçka duket sikur ishte vendosur me paramendim në atë mënyrë. Roma dhe Barça së bashku në mes, City dhe Liverpool poshtë dhe dy sfidat e tjera në anësore.

Kujtojmë se në Angli pati komente të shumta rreth shortit, pasi sipas disa opinionistëve, tifozëve dhe jo vetëm, mendonin se UEFA kishte përcaktuar që dy skuadrat e “Premier League”, Liverpool dhe Manchester City të përballeshin me njëra-tjetrën. Në një kohë që kishte 3 ekipe spanjolle që evituan kundërshtarë nga i njëjti shtet./BW

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Sido qe ti vendosesh lojtaret ne nje foto para shortit, gjithmone pas shortit do te duket sikur ai qe ka pergatitur foton e ka ditur shortin. Mjaft me teori konspirative!!!! Sherbejne vetem per te tjerrur muhabete pa fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *