Angelina Jolie duket se i thotë “lamtumirë” Brad Pittit

Dita

Angelina Jolie pas divorcit me aktorin Brad Pitt, duke se ka nisur tashmë një marrëdhënie të re me kolegun e saj Garrett Hedlund.

Çifti mendohet se është njohur gjatë xhirimeve të “Unbroken” në 2014, ku si regjizore ishte vetë Angelina Jolie.

“Ata fillimisht shkëmbyen adresat e e-mail-it, por më pas lanë një takim për darkë. Angelina është tepër e kënaqur në shoqërinë e Garrett Hedlund dhe po gëzon vëmendjen e e tij”, shkruan portali amerikan, Radar Online.

Interesante është dhe komentimi që shoqëron fotografinë e çiftit të ri. Sipas këtij portali ngjashmëria midis Brad Pitt dhe Garret Hedlund është mëse e dukshme.

Përmendim se aktori 33-vjeçar ka interpretuar me Brad Pitt në filmin “Troja”, dhe se nga viti 2011-2016 ka qenë në një marrëdhënie dashurie me aktoren Kirsten Dunst.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *