Maqedoni, 200 protestues kundër ligjit të gjuhëve

Leda Hysa

Rreth 200 persona kanë protestuar sot përpara godinës së Qeverisë, duke shprehur revoltën e tyre kundër ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, transmetojnë mediat maqedonase.

Turma i kërkonte  presidentit Ivanov të mos e nënshkruajë ligjin për vendosjen e dygjuhësisë në Maqedoni.

Protestë të njëjtë kundër votimit të ligjit për gjuhët ka pasur ditë më parë edhe para shtëpive të deputetëve të LSDM në shumë komuna.

Acarimi i kundërshtarëve ka ardhur prej faktit se ky ligj e rreshton gjuhën shqipe si të dytën zyrtare në Maqedoni gjë që e vërtetojnë edhe parulla fashiste me përmbajtje albanofobike të shkruara rreth mureve të institucioneve kulturore që revokojnë ngjarje të rëndësishme historike për shqiptarët.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Maqedonsit kan nji fare te drejte te merakosen per kete ligje, sepse siç e kemi pare ne shume gazeta, protestuesit shqipfoles dalin me flamuj turqish dhe shqiptarsh.

    Shume prej ktyne protestuesish shqipfoles e kan quejt vehten vllezer me Erdoganin, i cili ka proklamue se Turqia e Sotme asht vazhdimi i Turqise Osmane. Prandej shqiptart e vertete duhet te distancohen nga turqit dhe keshtu te kerkojne te drejtat e tyne qe u perkasin.

    E verteta asht kjo se po te mos ishin ortodokst sllav e grek e kryesisht Rusia, prep do te ishte ne Ballkan pushtuesi aziatik turk-osman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *