Ndoshta ju mund të ndiheni më të freskët kur përdorni deodorant, por më shumë se një e katërta e njerëzve vuajnë nga reaksione të dëmshme për shkak të kimikateve të gjetura në të, thonë studimet e reja.
Një studim australian tregon se kimikatet e gjetura në deodorantë shkaktojnë sulme të astmës, migrenës dhe probleme të lëkurës.
Profesoresha Anne Steinemann, udhëheqëse e studimit pranë Universitetit në Melburn tha për New Scientist se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e rrezikshëm nga përdorimi i deodorantit.
“Ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është derisa të bëhet vonë, dhe pastaj kanë ndjeshmëri ndaj kimikaleve”, tha ajo.
Shkencëtarët kanë gjetur se një numër i njerëzve janë diagnostifikuar me ndjeshmëri ndaj këtyre kimikateve.
Një studim i publikuar në shtator të vitit 2016 ka gjetur se mund të ketë rrezikshmëri për kancer të gjirit të shkaktuar nga përbërjet e aluminit në deodorantët kundër djersitjes nën sqetull.
Përbërjet e aluminit përkohësisht bllokojnë gjëndrat e djersës, por edhe mund të krijohen në indet e gjirit dhe të prodhojnë disa efekte estrogjene.
Ndërkohë që disa deodorante të thjeshta të dizajnuara vetëm për të maskuar erën nuk i përmbajnë ato, shumica bëjnë.
André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit nga Universiteti i Gjenevës pa qelizat e izoluara të gjirit dhe më vonë e përsëriti atë në studimet e minjve.
Studimi zbuloi se ekspozimi afatgjatë rezultoi në tumore të cilat përhapeshin.
Por shumë ekspertë kanë vënë në dukje mangësi në studimin zviceran dhe thanë se nuk ka nevojë të ndalojë deodorantët me kripë alumini, transmeton express.
Por, një studim i ri, i publikuar në Journal of Occupational and Environmental Medicine, tregon se 295 nga 1.137 të anketuar, pohojnë se kanë pasur përvoja të reaksioneve fizike ndaj kimikateve.
Pothuajse 60 për qind e vullnetarëve me ndjeshmëri të shumëfishtë kimikal MCS pranuan se ata nuk vizitojnë restorantet publike, të cilat përdorin aromatizues. Më shumë se gjysma e 145 të diagnostifikuarëve zbuluan se nuk mund të pastrojnë duart e tyre me sapun aromatizues.
Studiuesit tashmë japin shifra hipotetike se 55 milionë të rritur në SHBA, rreth 16 për qind vuajnë nga MCS.
Ekspertë vazhdimisht kanë paralajmëruar rreth përdorimit të tepërt të produkteve aromatizuese, të cilat mund të shkaktojnë probleme të lëkurës, përfshirë ekzemën.
l.h/ dita
