Përfaqësuesi i BE në vendin tonë, ambasadori Ettore Sequi garanton se për Shqipërinë, statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian mund të merret në muajin dhjetor. Deklarata u bë në një intervistë që Sequi dha për News24, ku përsërit se qeveria dhe opozita duhet të realizojnë reformat e integrimit sepse ndërkombëtarët presin më shumë në luftën kundër integrimit. Sequi dha vlerësim dhe për zgjedhjet parlamentare të realizuara më 23 Qershor.
Zoti Sequi, tashmë që procesi zgjedhor përfundojë, çfarë hapash duhet të ndërmarrë klasa politike për të bërë të mundur marrjen e statusit kandidat brenda vitit? Ku duhet të fokusohet mazhoranca e re?
Më lejo të them fillimisht, që jam i kënaqur që po intervistohem nga Neës 24, television që e ndjek vazhdimisht dhe vecanërisht për lajmet që ti bën. Përsa i përket statusit kandidat , mund të merret në muajin dhjetor. Kjo është përsëritur nga Bashkimin Europian nga presidenca Lituaneze, nga mua dhe nga vetë komisioneri për zgjerimin Stefan Fule. Pra ka dëshirë të mirë dhe mundësi për të arritur këtë rezultat. Por ajo që është e rëndësishme për klasën politike, për Qeverine dhe Opozitën , është që të punojnë bashkarisht për të mbajtur prioritare axhendën europiane, për të miratuar reformat e nevojshme. 3 ligjet e famshme u miratuan, procesi elektoral me shumë gjasa do mbyllet se shpejti. Por dëshirojmë të shikojmë më shumë rezultate për luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Shqipëria ka potencial dhe mundësite janë aty, por duhet të jeni të fokusuar.
Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet parlamentare ? Pavarësisht se ende nuk kemi certifikim të rezultatit?
Do të doja të thoja se gjykimi ynë për zgjedhjet bazohet në raportin e OSBE/ ODIHRIT, ne ndajmë pikëpamjet e raportit paraprak , se ishin zgjedhje kompetitive dhe u regjistrua pjesëmarrje e lartë . Procesi ishte paqësor me përjashtim të disa problemeve në disa zona . Pra raporti i parë ishte pozitiv, por zgjedhjet nuk kanë mbaruar , duhet të kompletohen me certifikimin, nga pikepamja jonë është ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe në kohë. Sepse shqiptarët që morën pjesë në zgjedhje , duhet te bindin komunitetin ndërkombëtar që vendi ka bërë hapa para për integrimin e vendit.
A keni një porosi për qeverinë e re dhe opozitën ? Pasi për 1 muaj do të mblidhet parlamenti i ri?
Për qeverinë e re dhe për opozitën e re , është e rëndësishme që të bashkëpunojnë, besoj se axhenda Europiane është dhe duhet të jetë prioritare për cdo parti . Mesazhi im është që të bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar me rrugën e intregimit. Shpresojmë dhe besojmë se përpjekjet dhe bashkëpunimi do të shihet dhe ne parlamentin e ri .
Integrimi në Unionin europian, mbetet një sfidë jo vetëm për politikën , por dhe qytetarët e thjeshtë. A keni një mesazh që ja adresoni atyre?
Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë e perqëndruar. Qytetaret duhet të vazhdojnë të jenë te qartë se cilat janë sfidat dhe përfitimet. Besoj se roli i opinionit publik, shoqërisë civile por edhe medias , mbetet tejet krucial për të vazhduar presionin pozitiv ndaj klases politike. Por edhe për të mobilizuar energjitë që Shqipëria ka, dhe që janë të mëdha. Rekomandimi im për opinionin publik , media dhe intelektualet, të jenë të fokusuar. Dhe të nëse kjo ndodh sfidat do të jenë më të lehta për t’u përmbushur./News24
