Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se pas rizgjedhjes së presidentit rus, Rusia do të mbetet një partnere e vështirë por e domosdoshme.
“Rezultati i zgjedhjeve në Rusi na befasoi, po aq sa rrethanat në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje”, tha Maas duke vazhduar së thënuri se gara politike në disa aspekte nuk ishte plotësisht e drejtë.
Gjithashtu, ai u shpreh se pjesëmarrja e Krimesë në votime ishte e papranueshme.
“Prandaj, ne pretendojmë se Rusia do të mbetet një partnere e vështirë, por gjithashtu e nevojshme, kryesisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Maas gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, shkruan atsh.
Sipas Maas zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare ishte pikërisht arsyeja e dëshirës për të ruajtur dialogun.
“Por, ne presim kontribute konstruktive nga Rusia, më shumë sesa kohët e fundit”, shtoi ministri i Jashtëm gjerman.
s.a/dita
