Atentat me armë dy vëllezërve në Bulqizë

Dita

Një atentat me armë ka ndodhur në drejtim të një makine me dy vëllezër brenda saj, të hënën në Bulqizë.

Sipas burimeve policore, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Opel për shkak të konfliktit që dy vëllezërit kanë pasur me atentatorin.

Vëllezërit me iniciale E.M dhe E.M, banues në Bulqizë mësohet se nuk janë lënduar, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Ai është 19-vjeçari Elidon Tançi, i proceduar më parë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, po për konflikt”.

19-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Gjithashtu po hetohet nëse ka njerëz të tjerë të implikuar në këtë atentat.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *