Shtohen rekordet personale të Cristiano Ronaldo-s

Leda Hysa

Cristiano Ronaldo shënoi 4 gola ndaj Girona-s dhe për portugezin ky ishte hat–trick që mban numrin 50 në të gjithë karrierën e tij.

Në 41 raste ai ka lënë fushën e lojës me 3 gola të shënuar, ndërsa ka shënuar 4, në 7 raste dhe nga 5 gola në dy ndeshje.

Sulmuesi ka realizuar 34 hat-trick në kampionatin spanjoll dhe “viktima” e tij e preferuar ka qenë Sevilla. Ronaldo plotësoi rekordin e 50 hat–trick në 10 vjet e dy muaj, pasi kishte realizuar të parin kur luante për Manchester United.

Me skuadrën e tij në Premierleague ai fitoi 6-0 ndaj New Castle. Gjithsesi ai ka ende një peng. Nuk ka realizuar një tregolësh ndaj Barcelonës në El Classico.

Ronaldo ka shënuar 19 herë në 10 ndeshjet e fundit për Madridin në të gjitha kompeticionet me një total prej 22 golash, duke u renditur në vend të dytë në listët e golashënuesve më të mirë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *