Artistët mblidhen për TK, Ndrenika: Teatrin ta bëjë shteti, jo me PPP

entela

Në ambientet e Teatrit Kombëtar është zhvilluar sot një mbledhje e aktorëve, përfaqësuesve të artit dhe kulturës në vend, por edhe arkitektëve e anëtarë të shoqërisë civile, të cilët kanë diskutuar në lidhje me debatin për shembjen ose jo të godinës, në kuadër të vendimit të qeverisë për ngritjen e një strukture të re.

Artistët njëzëri shprehën kërkesën që teatri të mos prishet, por dy godinat e teatrove ekzistues të rikonstruktohen dhe të lidhen mes tyre me një godinë të re.

Ndërkohë aktori Robert Ndrenika, i njohur si një nga zërat më të fuqishëm kundër projektit për Teatrin e ri Kombëtar, u shpreh kundër ndërtimit të godinës me Partneritet Publik Privat.

“Ajo që më shqetëson është Partneriteti Publik Privat, që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve.  Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë”, tha Ndrenika.

Ai madje pati edhe një propozim për qeverinë, duke pasur parasysh zërat se nëse shembet teatri aty bashkë me të do të ngrihen disa kulla.

“Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përveç 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty”, propozoi aktori i njohur.

Ndërsa Bujar Asqeriu paraqiti një projekt-propozim të vetin për godinën e teatrit, duke refuzuar shembjen e saj. Edhe karikaturisti Bujar Kapexhiu refuzoi ngritjen e një godine të re mbi rrënojat e asaj aktuale, duke thënë se “në asnjë vend të botës godinat e vjetra nuk shemben”.

Ndërkohë aktivisti Sazan Guri deklaroi se duhet të ndërtohen godina të reja dhe asesi të mos preken ato aktuale. “Oligarku më i madh është me qeverinë. Këtu nuk ka Partneritet Publik Privat, por vetëm pastrim parash”, tha Guri. e.r./dita

Pamje nga mbledhja e aktorëve
Pamje nga mbledhja e aktorëve
Share This Article
10 Comments
  • Or ROBERT NDRIKULLA SHESHI TEK VELLEZERIT FRASHERI RRUHET PER TE VENDOSUR BUSTIN E KRYEKRIMIT SALI,NDAJ SI TA ZE GOJA QE TI ZESHE VENDIN PRIJSIT TEND LEGJENDAR!MERRNI NJE VENDIM FUTUNI NE GREVE URIE SE DO JU NDJEKE E DO JU BASHKANGJITET EDHE SALIU E LULIU!SA ME SHPEJT AQ ME MIRE,MOS HARRONI E VEPRONI SI DOCA DOCASH QE JENI!

    • z. Edi Rama. Ju lutem anulloni projektin dhe lerini aty ku jane sepse keta nuk meritojne tju besh nje godine te re. Perdorini parate per nje godine tjeter qe do ti sherbeje publikut shqiptar. Keta njerez duan te fusin politiken edhe ne ceshtje te tilla te thjeshta. Keta po veprojne tamam si ajo thenia popullore: Keq tja japesh gomarit ujin te ftohte e keq tja japesh te ngrohte. Leri pa gje sepse nuk i meritojne parate e taksapaguesve shqiptare.

  • Keta lloj artistesh , megjithe respektin per ta, sikur po e teperojne dhe e quajne teatrin prone private te tyre. “ta na e japin tek vellezerit Frasheri se eshte bosh” thone. Po pse prone private e keni ju dhe do te behet kompesim prone?! Apo sipas ligjit 7501? Nje çudi po ndodh ne mendjen e njerzeve qe i kemi ndjekur per 50 vjet me radhe dhe vazhdojne te na kenaqin akoma ato skena kur i shohim Mos valle pleqeria i ka lajthitur , krim, apo mendimi i vijes se masave? Po Sazan Guri çfare do tek teatri?! Ai ashtu beri edhe tek liqeni per kendin e lojrave. jane berez ca njerez qe te detyrijne te mos i perfillesh me fare ne kete bote me ato qe flasin. Pa le qe i shoqerojne dhe opozutare politik e pse mos te dyshosh qe dhe Ndrekina ka qene deputet i tyre.. Keqardhje per ta, por s’kemi ç’bejme, teatri do behet sipas vendimit te qeverise dhe i ri fare..

  • Keta aktoret me duket se jane “lodhur “shume nga ajo jete monotone ne teater dhe duan te bejne ca pushim e disa me te vertete te lodhur te dalin ne pension pleqerie. Megjithate keta jane njerez te artit qe u takon te japin edhe mendime ; por kete Sazan Gurin nuk e mar vesh c’pune ka ne teater?Apo do te marri aty ne ndertesen e vjeter qe kerkoka te ruhet , ndonje vend per qente qe i do aq shume ?

  • O i madhi Robert Ndrenika , ju respektojm jo vetem ju por dhe shume aktore te tjere, por mos e politizoni ndertimin e teatrit te ri pasi ai nuk do behet vetem per aktoret por edhe per spektatorin , ne menyre qe te ndihet sa me komod ne godinen e re , prandaj merrni nga nje kazem dhe shembeni qe neser ate godine qe qelbet nga cdo ane dhe mos harxhoni kohe me sazan.gurin

  • Teatrin e bëjnë njerëzit jo ndërtesat. Këta trimat nuk luajnë më, nuk mund të lihet gërmadha në mes të kryeqytetit, mos i dëgjoni këta derdimenë që s’thanë gjë për vite e vite, nëse do bëhej teatri në kohën e Edit kryetar bashkie, do ishte harruar godina e teatrit, porkëta duan të vegjetojnë. Ndërtoni teatrin e ri, bëni ndërtimet e duhura, se qëndra Toptani pse u ndërtua? Pse kullat e dubait e New Jorkut ju pëlqejnë, në Shqipëri doni akoma shtëpitë e qerpiqit. Ose vetëm për të kundërshtuar se kështu duhet.

  • O Berti le nam
    Merru me artin e aktrimit lere politiken se te beri pacavure. Ke humbur pike o zoteri nuk e kupton dot por do t’i bjesh kokes neser.
    Leri te ashtuquajturit artiste te merren me karakatinat, ti je artist. Ke kohe te kufizuar per te lene akoma emer te mire. Duaje emrin tend.

  • Shteti te perdore parate e biletave qe shiten te teatri ekzistues, dhe kur te jene mbledhur mjaftueshem, ta ndertoje te riun ( ku do te jete Ndrenika ne ate moment, dhe cfare do te thote? Cilin rol do te luaaje me rastin e inagurimit?).

  • kane te drejte.Cdo vend e ruan me fanatizem traditen dhe kullat Jane dhurate per mafien.Por nuk Kane mbeshtetje se kane 25 vjet qe jane mbyllur ne guasken e tyre.Asnjehere me popullin por sherbyes te politikes se dites.Kur u god it e u vodhen ushtria,nafta e shedetsia ,kur ju vu zjarri vendit Ishin spectatore.Tani u erdhi rradha Nuk Kane pare gje akoma

  • More zoterinj gazetare si ka mundesi qe quani aktore zoterinjte qe kane dale ne fotografi? Po te pakten 3 prej tyre i njoh mire dhe nuk kane asnje lidhje me teatrin. Po keshtu mendoj qe teatri te trajtohet me llogari me vehte, me te ardhurat e biletave etj. te paguaje aktoret dhe shpenzimet e tjera e me pjesen qe mbetet te beje investimet qe nevojiten per vazhdimin e punes se aktoreve. Kjo eshte llogjika ekonomike, ndersa per ndjenjen kombetare, pas fillimit te viteve ’90 artistet me sa kam pare kane bere roje godines qe po shembet. Mjaft me me brockulla. Shteti te investoje aq sa ka mundesi per godinen e re te teatrit, ndersa artistet te lodhen me shume per te kenaqur spektatoret se sa merren me politike, pasi vetem politika nuk eshte puna e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *