Me rastin e ceremonisë së festës kombëtare të Greqisë, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një pritje me personalitete të ndryshme shqiptare te restorant Piazza në kryeqytet.
Ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Surani është shprehur se Greqia mirëpret progresin e Shqipërisë edhe është e hapur për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes vendeve.
“Çdo sukses i Shqipërisë është i mirëpritur nga Greqia. Duhet të zgjidhim problemet e të heqim stereotipet. Jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe vullneti politik në të dy vendet tona do çojë drejt suksesit“, u shpreh ambasadorja.
Këto komente vijnë në një moment kur presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka dhënë autorizimin ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati për të nisur negociatat me Greqinë për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare.
l.h/ dita

përse janë kaq të gëzuar këta gërkët??
me siguri duan të na flin diçka por ne nuk jemi në gjënjde ta kuptojmë!!
kështu u gëzuan dhe kur president blloku i dha nënshtetësinë një kleriku të tyre që kishte zënë rrënjë në mes të shqipërisë!!
e sa të mirë janë këta grekët!!për fat të keq tonin nuk jemi në gjëndje ta kuptojmë dashurinë e tye për ne!!
në mënyrën më të pastër e shpreh ai qëni gërk me pseudonimin pellazgos!!