Mbretëresha Elizabetë e Anglisë është acaruar shumë kur ka marrë vesh që veshjet e saj intime ishin përshkruar me detaje në një libër.
Dhe ka qenë June Kenton, pronarja historike e markës së veshjeve intime Rigby & Peller, e cila ka prishur qetësinë e madhërisë së saj. 82-vjeçarja ka shkruar disa anekdoda mbi veshjet e Buckingham Palace në librin e saj “Storm in a D Cup” ose “Stuhi në një Kupë D”.
Pallati mbretëror ka reaguar menjëherë duke i hequr kompanisë Rigby & Peller ekskluzivitetin e furnizimit me veshje të familjes mbretërore, një privilegj ky që firma e kishte prej vitit 1960.
Një reagim mbase i tepruar, por edhe që pritej duke pasur parasysh karakterin e Elisabetës, e cila në moshën 91-vjeçare vendosi të marrë pjesë në një sfilatë mode në rresht të parë me Anna Wintour.
Kenton justifikohet duke thënë se nuk ka treguar asgjë të tepruar, si për shembull masën e gjoksit të mbretëreshës, dhe aq më pak shijet e saj për veshjet intime. Gjithsesi libri nuk i ka pëlqyer familjes mbretërore, por kureshtja se cili është modeli i preferuar i mbretëreshës mbetet.
l./h dita
