Autorizimi nga Meta/ Dule: Të fitojmë kohën e humbur me Greqinë

Leda Hysa

Në ditën Kombëtare të Greqisë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për autorizimin e ministrit, Ditmir Bushati për çeljen e negociatave me shtetin helen për çështjen detare.

Në një prononcim për ‘News24’ Dule tha se zhvillim ishte i pritshëm dhe i dëshiruar.

Ai u shpreh gjithashtu se mes dy vendeve ka nisur një fazë e re marrëdhëniesh. Mes të tjerash ai theksoi se lidershipi politik nuk mund të cënojë marrëdhëniet mes popujve, ndërsa pohoi se në 4 vitet e fundit ka pasur hapa pas.

“Kjo është një fazë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Çelet rruga në aspektin teknik dhe politik. Por dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Themeli i marrëdhënieve mes dy vende, ato të popujve. Lidershipi politik nuk mund të cenojë marrëdhëniet mes popujve. Në 4 vitet e fundit, hapa mbrapa në këto marrëdhënie. Ndaj është momenti për të rikuperuar kohën e humbur”, tha Dule.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk na duhet urgjenca jote.Do presim 10 vjet te keshillohemi me Ameriken,me Turqine,me Austrine.Kufijte jane te shenjte dhe te paprekshem,.Dule po te paten plasur ujrat,shko pill ne Hazhi Kosta!

  • po përse duhet të jetë politik mor debil”Çelet rruga në aspektin teknik dhe politik.”?
    të çosh disa topografë,për të matur terrenin dhe për të vendosur disa shënjë përse duhet të jetë politik??
    apo ndryshe nga rama që thotë se është vetëm teknik,ju gërkët nuk dini ta mbani gojën?!
    ju e nxirrni që jeni duke i bërë presion këtyre qënve tanë me karrigen e tyre??
    ju i thoni se nëse nuk duan të mbajnë karrigen mund të vihen kundër jush??
    këta për të mashtruar këtë popull të trashë po ju japin juve çdo gjë që kërkoni!!
    për karrigen e tyre po falin shqipërinë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *