Çfarë kursimi! 6 qytete në Europë po eksperimentojnë “shtyllat e zgjuara”

b.m.

Gjashtë qytete në Europë: Londër, Lisbonë, Milano, Bordeaux, Burgas dhe Varshavë po zëvendësojnë shtyllat e vjetra të ndriçimit publik me ato që quhen “shtylla të zgjuara”.

Është llogaritur që me këtë sistem të kursehet 50-70% e konsumit aktual.

Sot qytetet europiane shpenzojnë rreth 3  miliardë euro në vit për ndriçimin e rrugëve.

Kjo vlerë mund të ulet deri në 900 milionë euro përmes teknologjisë së re.

Këto shtylla funksionojnë me kontroll kompjuterik të fikjes dhe ndezjes së dritave.

Sistemi paracakton nivelin e ndriçimit, regjistrimin e të dhënave mbi trafikun, ndotjen, kapacitetin e parkingut, të dhëna mbi gjendjen e çdo njësie, etj.

Nëse risia ka sukses, një program i Bashkimit Europian “për qytetet e zgjuara” pritet ta shtrijë atë dhe në qytete të tjera.

b.m. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • “shtyllat e zgjuara” !!!
    Po krijojne qytetet te zgjuara.Nji mrekulli e pa parashikushme.
    Ne mos besofshi per mos bindje.Nuk don shume kohe.Mjafton te zbresesh 8 rreshta ma poshte dhe te bindeni.Ku neperjet te quyteteve te zgjuara do krijojne edhe qyetet te tjera qe sot per sot jane jo te marra por te pa shkollume.
    Nëse risia ka sukses, një program i Bashkimit Europian “për qytetet e zgjuara” pritet ta shtrijë atë dhe në qytete të tjera.(Te marra apo te pa shkollume).
    Mire ne komentuesit kenaqemi nga komentet simpatike plot mend.Por ma shume na kenaq e frymzon shtypi i perditeshem nga dita ne dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *