Skandali me pronat/ Drejtoresha e Hipotekës, e dënuar më parë

Dita

Drejtoresha e Hipotekës në Lezhë, Gjelina Bacaj është vënë nën akuzë për skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë, por ky nuk është rasti i parë për të.

Ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”në vitin 2013, në një tjetër rast të ngjashëm.

Bacaj e ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas, sikur figuronin të patrajtuar me pronë.

Bëhet fjalë për një rast korruptimi të vitit 2011, që u zbulua një vit më pas. Në të, katër persona shfaqeshin si të trajtuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me pronat, shkruan Panorama.

Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për këta katër persona, duke qenë kundra ligjit.

Vendimi për Bacajn shkruan: “Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë.

Më tej, vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj”.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *