Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta ka dhënë autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë për çështjen detare, mësohet se në grupin negociator është shtuar një tjetër ekspert.
Mësohet se në grupin negociator do të jetë edhe profesor doktor Ksenofon Krisafi, ekspert i së drejtës ndër-kombëtare.
Ai ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Italinë.
Dje Meta teksa i jep plotfuqishmërinë Bushatit, i kërkon atij dhe institucioneve të tjera të përfshira në negociata, që të përmbushin përgjegjësitë e tyre në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke ruajtur sovranitetin territorial.
Ndërkaq, në grupin negociator të Bushatit që konfirmohet nga autorizimi i Metës, mbetet edhe Artur Meçollari. Edhe pse ky i fundit u akuzua nga opozita si agjent i shërbimeve të huaja, nga verifikimet e institucionit të Presidentit, akuzat e opozitës nuk u provuan.
Por, kush është Ksenofon Krisafi?
Prof. Ksenofon Krisafi është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Ai ka fituar gradën shkencore «Doktor» në vitin 1993. Karrierën e tij të gjatë profesionale, Prof. Krisafi e ka filluar si punonjës shkencor në Sektorin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, ku ka punuar për mëse 12 vjet.
Më pas, për gati 10 vjet deri në vitin 1993, ai do të atashohej pranë Ministrisë së Jashtme, fillimisht si përgjegjës i Byrosë Juridike, jurist e pastaj drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare. Aktiviteti në Ministrinë e Jashtme do të vazhdonte më tej në vitet 1998-2002, me detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrave të OKB-së dhe të OBT-së në Gjenevë.
Gjatë veprimtarisë së tij në shërbimin diplomatik ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare apo në takime dy e shumëpalëshe, me cilësinë e anëtarit apo kryetarit të delegacionit. Prof. Krisafi ka gjithashtu një veprimtari të zgjeruar pedagogjike e akademike. Që prej vitit 1971 e deri më sot ai është lektor i së drejtës ndërkombëtare publike në Fakultetin e Drejtësisë, në degën e Gazetarisë dhe në kurset pasuniversitare të Diplomacisë dhe të Tregtisë së Jashtme pranë Universitetit të Tiranës.
Për më shumë klikoni Këtu.
s.a/dita

të paktën një lajm i mirë!!
Mund te kere njohuri, po ky ishte plotesisht dakort me mareveshjen e Ramutit.
12 milje greket tha, 12 milje ne.
Mbaroi kjo pune. 15 miljet e Enver Hoxhes tashme ngelen histori.
Popull mut
Me behet qejfi qe grupit negociator i shtohet edhe Kseno-
fon Krisafi, nje ekspert i njohur ne jurisprudence dhe qe
e njeh gjeresisht ceshtjen greke. Me vjen mire edhe pse
kete propozim e kam bere para nje muaj e ca qe Kseno-
foni duhet te ishte ne grupin negociator. Gjithashtu kam
propozuar edhe zotin M.Pashaj. Kjo nuk do te thote se u
mor per baze propozimi im,por si une propizme per keta
dy eksperte kane bere edhe shume te tjere si une qe tre-
gon se edhe njerezit e zakonshem kemi ide qe ja vlen qe
pushtetaret here pas here t’i lexojne komentet tona. Kam
bindjen se Ksenofoni me pervojen qe ka prej me shume
se nje gjys shekulli do te jape nje ndihmese te mire ne
mbrojtje te interesave kombetare shqiptare. Me grekun,
ashtu si edhe me te gjithe fqinjet tane duhet gjetur nje
zgjidhje perfundimtare ne ceshtjet kufitare dhe ne problemet e tjera te “nxehta” qe shqetesojne vendet ne
fjale.
Me mire nga te gjithe se ku esht gabuar ne vlersimin dhe argumentet e konventes detare e di Pr.K.Krisafi . Mbiemri i tij vjen nga greqishja qe do te thot =flori . Po pse nuk ka folur qysh me par? Kjo bie ere e keqe .Nga 2007 e deri pak muaj me par ky person nuk u angazhua fare .Po te kishte bashkpunuar me specialistet e tjer si Pashaj dhe ata te FLD nuk do ta bente gabimin Saliu ne 2009 .
Nje sqarim per 12 milje e 15 milje . Ujrat tona teritorjale deri me 1978 kan qene 12 milje te njohura dhe nga bota .Me 1979 Hoxha urdheroj ,ne kundershtim me konventat, qe kufiri yne te shkoj deri ne 15 milje. Pikerisht ne kete vit kemi provokimin e par nga destrojeri Britanik Devis 990 qe hyri brenda ujrave tona .Lundronte paralel me kufirin ne distancen 9 milje. Anijet e FLD dualen dhe e paralajmeruan te dali nga ujrat tona . Ata dolen por qendruan tek kufiri i 12 miljeve .Nuk respektuan 15 milshin mbasi ishte i gabuar nga ana jon .
Sot njihet 12 milshi dhe nuk e kundershton asnje shtet i botes .Mosmarveshja me Greqin nuk konsiston tek 12 milshi por tek hapsirat e ngushta me pak se 3 e 6 mijle. Greqia e kerkon 12 milshin jo brenda hapsires ujore te kufirit ton por jasht saj . Pra ne veri , veri perendim e veri lindje te ishullit Othoni .Kjo nuk varet nga deshira as e jona e as e Greqis por nga marveshja midis 3 shteteve Greqi,Shqiperi dhe Iitali .Si do te zgjidhet kjo ka argumentet e saj mbi bazen e konventave detare. Ketu duhet Pr .Krisafi te mbroj 12 milshin nese vija e kufirit ton preket nga ajo e Greqis .
Shpatar ! Saliu nuk beri “gabim” ,sic thoni Ju por eshte
tradheti e mirefillte te interesave kombetare shqiptare.
Persa i perket asaj qe thoni ju se Ksenofoni “Floriri” ka
folur e shkruar vaxhdimisht per ceshtjen e detit me gre-
kun dhe per te gjitha maredheniet midis dy vendeve tona
dhe ka mbrojtur me objektivitet interesat kombetare
shqiptare ……! Tash,Saliu, ky “Patriot i Madh” na kerkon
qe te marrim pjese territoriale detare atje ne fund te detit
Jon sepse sipas keti deliranti atje na paskesh rezervat me te medha nafte te gjetura ndonjehere,”miliarda fuci
nafte” ! Ky diversionist i mbaruar tash pasi i fali grekut 354 km2 det ,kerkon “qiqra ne hell” ,don te gjithe detin
Jon…….Race me te keqe ne kete toke nuk gjen……Race
e ndyre…..! Kur do vije dita qe t’i meshilet goja ketij qen
bir qeni….RECI,vetem ai ia mbyll gojen kesaj bucje….!
shpatar
Mendimet i ke te vlefshme.Por gabon rende kur thue qe Berisha nuk do ta bante gabimin ne vitin 2009.
Berisha me keto gabime ka mbijetu ne kete cerek shekullit.Per Berishen asht ma me vend te thuhet per ndonji rast,po,qe ky,nuk i ka len vend vedit per ndonji rast qe dhe po ta kerkosh veshtire te gjash,qe bani nji sherbim te mire ne interres te vendit.Kjo ne sherbim te mire mund te quhet e sakte se gaboi Berisha.
Te cilesosh veprimet e Berishes per gabime don te thote ta zbutesh pergjegjesine ndaj Berishes.Te bash nji sy,o po dy syt qorre e veshet shurdhe,sepse gabimet e Berishes jane te gjitha me pergjegjesi penale.I duhesh vene hekurat me vakt e me kohe.Edhe sot politika po ia tjerre me shume kujdes drejtesise qe udhehiqet nga Vettingu.
Kap rruges ca cironka dhe i quan pesh te medhej.Ne pse nuk jemi te specialitetit dime te dallojme llojet e peshqve e jo ma te medhej dhe te vegjel.P.Sh. Nese kapet ndonji peshkaqen qofte dhe 1 metrosh asht me shume vlere sepse asht teper grabitqar.Ky mund te jete i biri i peshkaqenit te madhe Berisha.
Pershendetje!
U desh një spiun i vjetër, i hershëm, agjent aktiv i sigurimit të shtetit, me dosje dhe kontribute të vyera të ish sistemit. Me këtë pleh grupi negociator u kompletua. Vërtetohet dhe njëherë fakti se sigurimsat janë të pavdekshëm.
Shume mire qe Prof. Krisafi iu shtua ekipit negociator.
Suksese!
Nik