Skandali i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 po shtrihet edhe në Britaninë e Madhe.
Qeveria britanike ka kërkuar mandat për kontrollin e serverave të një firme londineze, që dyshohet se ka përdorur të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook për ushtrim ndikimi në fushatën presidenciale amerikane.
Ministrja britanike e informacionit, Elizabeth Denham tha se do të kërkojë mandat nga gjykata për kontrollin e të dhënave të firmës ‘Cambridge Analytica’.
Dyshimet lindën fill pas nxjerrjes në mediat britanike të disa përgjimeve, ku drejtuesi i firmës Alexander Nix thoshte se Cambridge Analytica është e përfshirë në mënyrë të fshehtë në disa fushata elektorale në mbarë botën. Ai gjithashtu pohonte se kjo firmë qëndronte prapa firmave nën-kontraktore pa u shfaqur publikisht.
Po sipas mediave britanike, bashkëthemelues i kësaj firme në fushën e konsulencës politike është Steve Banon, person që ka pasur rol drejtues në shtabin elektoral të Donald Trumpit.
Skandali është bërë publik në kulmin e tensioneve diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, ku kjo e fundit shihet si shkaktare e helmimit të ish-agjentit rus Segei Skripal.
s.a/dita
