“Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri, nuk ka punë”

DITA Online

 

Një ditë pasi kryeministri Rama tha se nga skema e ndihmës ekonomike do të përjashtohet cilido që refuzon një vend pune, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka publikuar një video me diçiturën “Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri, nuk ka punë.”

Duke iu referuar të dhënave të datës 19 mars të marra nga websajti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Basha thotë se mbi 50 mijë persona jetojnë me ndihmë ekonomike.

Më shumë se 28 mijë sipas kreut të demokratëve janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike dhe vende të lira pune janë 454.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Koço me 300 mijë euro që dhe për tu bërë deputet, do laje borxhet dhe do jepje rrogat e gazetarëve. Ty dhe Behxheten do ju zërë haka e tyre!

    Posted By: Lajme March 19, 2018

    Ish-Pashai i Jugut, Koço Kokëdhima, tashmë i pëtjashtuar nga torta dhe nga keku i pushtetit, nuk lë gjë pa shpikur dhe pa thënë për të marrë një thërrime pushteti.

    Kokëdhima, pasi ishte njëriu i besuar i Ramës, shkatërroi PS në jug dhe bëri çfarë i donte kokrra e qefjit, u përjashtu dhe u largua nga PS.

    Krijoi partinë e tij, me shpresën që ti bënte presion Ramës dhe të merrte sërish një pushtet apo një tender.

    Sa ishte në pushtet, Kokëdhima e kishte mendjen te droga. Donte të liberalizonte Kanabisin, për të vjedhur dhe për të përfituar monopolizimin e kanabisit medicinal. Mjeksia e vendit, nuk ka shtretët dhe serume, Koço e kishte mendjen te droga.

    U përjashtua dhe iki me bishtin nën shalë, tani mundohet dhe nxjerr të palarat e Ramës dhe të qeverisë.

    Sot Kokëdhima na ka treguar se për tu bërë deputet duhet të paguash 300 mijë euro.

    Po Kokëdhima a e ka paguar këtë shumë për mandatin e tij?

    Nëse e ka paguar, pse nuk e denoncoi më herët, apo i pleqeu pushteti?

    Dhe mbi të gjitha, nëse është njëri me moral që thote se ka, pse pranoi ti paguante për mandatin e tij?

    Koço Kokëdhima je shumë vonë për këto lloj denoncimesh cinike nga ana jote.

    Nëse ke paguar 300 mijë euro për mandatin, më mirë të kishe paguar gazetarët e Shekullin dhe stafin tjetër, të cilët i mban deri në 3 muaj pa rroga.

    A e dini se gazetarët e Kokëdhimës, herë pas here nuk paguhen me muaj të tërë dhe pronari i tyre tallet dhe bën politikë në facebook, shkruan Pamfleti.com.

    Ky është krim dhe duhet reaguar. Gazetarët e Koços ikin në këmbë në punë për të kursyer lekët e biletës së urbanit, sepse nuk e dinë se kur do të marrin rrogën.

    Dhe më e forta, është se Behxhete Kokëdhima, tashmë Brixhida Kokëdhima, i merr një në intervistë të detajuar para se ti punësojë dhe në fund të shkretët pranohen në një punë që …NUK PAGUHEN./Pamfleti.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *