Testi për punësimin e infermierëve, temat që duhet të mësoni

Pranvera Kola

Testi përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri.

Pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).

“Provimet me shkrim për punësimin e infermierëve nisin më 31 mars, ku të parët do të testohen kandidatët e qarkut të Tiranës, për të vijuar më pas në datën 2 prill me kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, në 3 prill me kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, si dhe në 4 prill me kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat”, shkruan Dita.

 Në vijim  gjeni të detajuar edhe programin me temat që çdo infermier duhet të përgatisë për të dalë me sukses në këtë testim.

 

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *