Sekuestrohen në Vlorë pasuri me vlerë totale rreth 4 milionë euro, ne pronesi te 4 personave dhe nje shoqerie private.
Kështu në njoftimin e Gjykatës së Vlorës thuhet se është ekzekutuar vendimi me kërkesë të Prokurorisë së rrethit, duke sekuestruar një pallat 12-katësh në ndërtim e sipër në lagjen ‘Pavarësia’.
Pallati me vlerë 500 mijë euro ishte në pronësi të H.Meta dhe A.Meta, teksa sekuestrimi erdhi pas hetimit që vërtetoi se është konsumuar vepra penale e ‘Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ndërkaq në brendësi të portit është sekuestruar pallati pa leje dhe shërbimi 2 deri ne 6 kate me papafingo në pronësi të G.Fetës.
Vendimi u ekzekutua edhe ndaj një pallati 13-katësh në bulevardin Vlorë-Skelë, ndërtim i shoqërise ‘DS’, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentat.
Sekuestro preventive janë kryer dhe mbi një pasuri të paluajtshme sipërfaqe trualli prej 20 039 m2 (njëzetëmijë e tridhjetë e nëntë metër katror), në zonën e quajtur “plazhi i vjetër” te qytetit te Vlorës, në pronësi të V. Lushaj. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vendosje sekuestro preventive për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrim te produkteve të veprës”.

Shume mire!Duket se po fillon te ngjallet shteti!Ketej Berluskoni me miljarda legale dhe po shkon ne burg!Tre vjet flitet se do i marre patjeter,per korrupsion,dhe neser degjoni vendimin!Ne Shqiperi capaculet e droges,armeve dhe prostitucionit, nuk mund ti shpetojne drejtesise,aq me teper qe jane me fallsifikim dokumentash!Duhet dhe gjykim e burg ndaj tyre,te fillojë te thuhet “Ketu ka shtet te se drejtes!”Ikja me vote plebishitare e Saliut,ka zgjuar drejtesine,e cila duhet thene eshtë e kapur nga Saliu ende!Bravo Vlora!
zoti ju bekofte keshtu duhet allall do tua bejme ato qe kini vjedhur deri me tani ,,se pote vepronit me pare nik arinim deri ketu ,,,por me mire vone se kure,,gardhi do filloje te cthuret dite me te mira dovine ,,ta shohin nuse shqiperine
si duket u hyri frika atyre te drejtesise dhe prokurorise duan te mbrojne “koken” tani ………o sa mir kur del e drejta!!!!!!!!!!!!!!