KQZ zbardh paratë e PD: 31 mln lekë për konsulenca dhe shpenzime

Leda Hysa

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017, ku detajohen në zëra të ardhurat dhe shpenzimet e forcës kryesore në opozitë për aktivitete normale dhe ato elektorale.

Të ardhurat e PD për vitin që shkoi ishin 131 milion e 200 mijë lekë, ndërsa ka shpenzuar 28 milion lekë më shumë.

Pika që pritej me më shumë interes për shkak të debatit aktual për kontratat e lobimit ndërkombëtar të PD-së, në raport përkon me “Shpenzimet dhe konsulencat” për të cilat PD ka paguar 31 milion e 264 mijë lekë.

Prej tyre 4 milion e 800 mijë kanë shkuar për aktivitetin normal të partisë, ndërsa pjesa tjetër prej 26 milion e 400 mijë lekësh për fushatën zgjedhore.

Shuma totale e shpenzimeve dhe konsulencave konvertohet në mbi 297 mijë dollarë. Ndonëse nuk detajohen në kompani, apo individë këtu përfshihen edhe 125 mijë dollarët që PD ka deklaruar se ka paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka hedhur poshtë 500 mijë dollarët, që sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, Nik Muzin ka raportuar se janë gjithashtu shërbim për Partinë Demokratike.

Para disa muajsh në raportin specifik për fushatën zgjedhore, PD ka evidentuar tre kompani të tjera për konsulencë pa lidhje me Nik Muzin. Për to janë paguar 15 milionë e 930 mijë lekë. Kësisoj, dritë mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike gjatë vitit që shkoi pritet të hidhet nga hetimi i prokurorisë, ku para disa ditësh u thirr Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Arben Ristani.

PD pretendon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe financiare.

Raporti për PD

Shpenzime dhe konsulenca 31 milionë e 264. 480

Shpenzime te aktivitetit normal 4 milionë e 858 mijë e 602 lekë

Fushata zgjedhore jane 26 milionë e 402 mijë e 878 lekë

Totali i shopenzimeve 158 milionë e 843 mijë e 517/tch

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk eshte ca si “shpejt” ne kohe KQZ per zbardhjen e shpenzimeve te PD ne zgjedhjet e 2017, perse ky nxitim ???
    PD nuk eshte marre me sponsorizime te pista, ruset deshen dhe e bene pa e pyetur kodoshin Basha, ja kane fututur nen rrogoz.
    Ne KQZ ka anetare qe nuk mbahen mend qe jane pjese e Shqu-pisave, kane ardhur para shume viteve “elegante” nga 50 kg e jane trashur e bere si derrat ne majmeri, jane zbardhur nga leshte e kokes e nuk njihen me. Shiko foton dhe dy derrat perballe se bashku me nje dose ne krahun e djathte.

  • Cohuni o popull ,shikoni cfare behet ,si tallen keta bandille te te gjitha kraheve politike me taksat tona ,Nderkohe pensinistet e shkrete marin 12000 leke ne muaj .Ku papunesia ka aritur kulmin ,ku vjedhjet vrasjet ,droga jane te perditeshme dhe sa vine e shtohen .Ndoshta me te drejte ,po shtohen hajdutet .Cjane keto ligje ,,tallen me taksat tona, popullit te mjere e te varfer ,qe kemi problem mbijetesen ,mbi kurrizin tone ,sa per te bere nje fotografi .Keta harbuter eshte per ti hedhur jo ne det ,por ne oqean , e ti hane peshkaqenet .

  • Rasti Sarkozi duhet te jete nje kembani alarmi per Prokurorine qe ta therrase bythfishkurin Lulush dhe te vertetoje origjinen e 1 milion dollareve qe jane perdorur per te nxire imazhin e Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *