I ftuar në Tonight Ilva Tare, kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi ka dhënë një intervistë ku shpalos problematikën e këtij komuniteti në Shqipëri dhe vizionin e tyre për shoqërinë shqiptare. I pyetur për projektin më të madh të tyre të kohëve të fundit, ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, zoti Zaimi ka thënë se xhamia është e domosdoshme për t’u ndërtuar pasi besimtarët myslimanë në Shqipëri e meritojnë një vend ku të falen dhe se ata do të bashkëpunojnë me politikën për ta ndërtuar atë..
“Ne jemi të detyruar që të bashkëpunojmë me ta për përmbushjen dhe për realizimin e këtyre objektivave dhe natyrisht pas një përpjekje 20 vjeçare ne bëmë maksimumin që t’ju mundësonim qytetarëve të Tiranës një xhami që ata të mos falen më ditët e premte në shi, në breshër, në të nxehtin e vapës, pra në kushte të vështira.”
Ai ka shtuar gjithashtu se projekti është miratuar, leja është marrë dhe ka nisur ndërtimi i xhamisë edhe pse fondet nuk janë gjetur akoma të plota.
“Projekti i xhamisë është miratuar nga qeveria. Është miratuar nga KKRT e Republikës për shkak se i kalonte edhe kompetencat e bashkisë dhe leja është dhënë nga ministria përkatëse e cila mbulon dikasterin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe e zhvillimit dhe ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë. Punimet kanë filluar me ritme ndoshta pak të ngadalta për shkak edhe të fondeve që ne jemi në punë e sipër edhe për realizimin dhe thithjen e tyre.”
Vlera totale e xhamisë sipas z.Zaimi shkon rreth 30 milionë euro dhe se këto fonde mendojnë t’i marrin nga besimtarët shqiptarë dhe nga komunitetet mike të vendeve të tjera. Afati i ndërtimit të saj është 3 vjet.
Për dyqanet që do të ndërtohen në katin e parë të xhamisë, duke marrë shkas dhe nga kundërshtimet që po hasen nga shoqëria civile, ai ka thënë:
“Ajo nuk është çështje biznesi. Dyqanet që janë vendosur aty janë më shumë për çështje të identifikimit të vlerave islame, të kulturës kombëtare. Janë gjëra ndoshta simbolike. Ka salla të tjera, salla mësimi, salla multifunksionale për të mësuar, salla mbledhjesh. Ato nevojat tona si komunitet mysliman. Ndërtimet që pretendohet se janë qendra biznesi, nuk janë të tilla. Ndërkohë ne kemi një komshi që ka tokën, që një pjesë na e ka dhuruar neve, rreth 730 metër tokë dhe kanë dalë shumë zëra të tilla që do të ndërtohen grataçela. Në dijeninë time aty do ndërtohet në përputhje me kriteret dhe me normat që ka paraqitur Bashkia e Tiranës. Nuk besoj se ka diçka të ekzagjeruar sikurse përflitet”
Për protestat e zhvilluara nga ambjentalistët dhe të tjerë, zoti Zajmi ka këtë përgjigje:
– “Jam i habitur sepse në Shqipëri ka patur shumë probleme ku këta njerëz, ambjentalistët apo edhe disa njerëz të tjerë, mundohen që të ngrenë zërin e tyre në prishjen e parqeve, në prishjen e zonave të gjelbërta. Çuditërisht ata kanë qenë thuajse inekzistentë dhe tani janë bërë me kaq zell për çështjen e ndërhyrjes për ndërtimin e xhamisë por më duhet të them që ajo është një nevojë emergjente, një nevojë imediate, shumë e madhe e besimtarëve myslimanë, ashtu sikurse qyteti ka nevojë për oksigjen, ashtu edhe zemrat kanë nevojë për besim. Ndërkohë janë gjëra që mund t’i zgjidhim me mirëkuptim. Ne si komunitet mysliman jemi gati që për ato 10 pemë, të rekuperojmë 100-fishin, të ndërtojmë 1000 pemë të tjera në qytetin e Tiranës, madje mund t’u bëjmë thirrje myslimanëve që këtë numër mund ta shtojmë akoma më tepër, mirëpo ndërtimi i xhamisë nuk mendoj që duhet të kthehet në një çështje të tillë ambjentalizmi. Ka njëmijë e një mënyra se si mund të zgjidhet dhe nuk duhet të kthehet në një çështje diskriminuese ndërtimi i xhamisë për besimtarët myslimanë kur ata e kanë një nevojë të tillë. “
Ndërkohë përsa i përket diskriminimit të grave myslimane që mbajnë në kokë mbulesën, z.Zaimi është shprehur se raste të tilla sporadike ka por që kryesisht vijnë nga moskualifikimi i duhur i njerëzve që i shprehin.
– “Për hir të së vërtetës jo se nuk ka patur raste, pra ka raste të keqinformimit të njerëzve të caktuar të vendeve të caktuara dhe ka raste të diskriminimit të vajzave. Diskriminimet vijnë për shkaqe të ndryshme. Në pjesën më të madhe për shkak të mungesës së informacionit, të mungesës së arsimimit, të mungesës së kualifikimit përsa i përket normave ndërkombëtare, përsa i përket të drejtave të besimit. E drejta e besimit hyn në kuadrin e të drejtave të njeriut dhe shfaqja e saj në publik është e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare të cilën Shqipëria e ka nënshkruar. Nuk është se kuadri ligjor i Republikës së Shqipërisë ka një problematikë në këtë drejtim por është më shumë një vetësjellje e individëve të caktuar. “
Për një komunitet tjetër të diskriminuar siç është komuniteti gay duke qenë se avokati i popullit i ka mbrojtur publikisht, përfaqësuesi i KMSH ka thënë se njeriu është i lirë të zgjedhë vetë si do të jetojë por për çështje që prekin familjen dhe shoqërinë atëherë duhet bërë kujdes.
– “Qëndrimi ynë përsa i përket këtij komuniteti është në unison me të gjithë fe-të hyjnore. Që do të thotë se secili mund të zgjedhë mënyrën e jetesës së vetë por në momentin që ndikohet familja, në momentin që ndikohet e ardhmja ne duhet të jemi të kujdesshëm. Natyrisht që vendimmarrja këtu i takon institucioneve shtetërore por natyrisht shoqëria shqiptare është shoqëri me bazë familjen, është shoqëri me parime të tjera. Kemi aq shumë halle saqë nuk besoj se kemi aq shumë kohë të ndajmë për gjëra që nuk janë pjesë aq fortë në realitetin tonë.”
Një çështje tjetër ku është ndalur zoti Zaimi ka qenë dhe çështja e krimit në familje dhe shoqëri, referuar vrasjeve të shumta që kanë ndodhur këtë muaj. Ai ka rekomanduar besimin në Zot si shpëtimin nga kjo gjendje.
– “Është vërtetë i trishtueshëm fakti për rastin e shtimin të kriminalitetit në vend dhe kjo bën akoma më të rëndësishme dhe më evidente nevojën që ka për besim në zot, për lidhje me zotin, për ruajtjen e besnikërisë me të dhe për të qenë kështu njerëz më të përgjegjshëm dhe ne këtë të vërtetë dhe këtë nevojë e kemi shfaqur dhe e kemi kërkuar në çdo nivel, në çdo mundësi që na është dhënë, madje kemi kërkuar dhe presim nga institucionet shtetërore sidomos çështjen e edukimit qoftë edhe në mënyrë bazike , të besimit në zot, që është vlera e të gjitha të mirave. Ajo që na bashkon të gjithë neve, si myslimanë, si orthodoksë, si katolikë apo të gjithë besimeve të tjera, është ta bëjmë vlerë edhe të arsimimit edhe të edukimit. Janë disa vlera që duhet të rishikohen, duhet të konsolidohen, duhet të forcohen dhe duhet të japim të gjithë kontributin tonë. Për shembull vlera e familjes, vlera e shtetit. Këto e kanë vlerën e tyre në çdo kohë, nuk është se e kanë vetëm në kohën tonë, pra janë për t’u respektuar, janë për t’u nxitur në çdo kohë të jetës dhe njerëzit kanë nevojë që të bëhen më të dashur, më të mëshirshëm dhe ata i bën vetëm lidhja me Zotin.”
Së fundmi z.Ali Zaimi është ndalur edhe tek censusi ku pavarësisht se mund të jetë i pakënaqur nga shifra 56,7% e myslimanëve sipas kësaj të fundit, për hir të interesit të popullit dhe të të jetuarit në paqe dhe harmoni, ata nuk kanë dashur që ta kthejnë këtë çështje në kryesore për ta.
“Ne në Shqipëri besojmë në një zot, flasim një gjuhë, duam një shtet, një komb, dëshirojmë që të jetojmë në vëllazëri, dëshirojmë që t’u mundësojmë prindërve tanë një jetë sa më të mirë. Të shohim një të ardhme sa më të mirë për fëmijët tanë dhe përkushtohemi që t’ia mundësojmë atyre dhe ndasitë fetare nuk përbëjnë një identifikim sesa një element identifikues ndoshta. Ne, për të mbajtur këtë unitet, për të ruajtur këtë tolerancë, jemi gati që të japim gjithçka që të jetojmë të gjithë sëbashku dhe nuk ka gjë që nuk e ndajmë dot. Gjërat që na bashkojnë janë aq shumë saqë nuk është e rëndësishme çështja e të identifikuarit në kuptimin e numrave. Censusi ka qenë një përgjigje shumë e mirë, pavarësisht pretendimeve tona që janë në plan të dytë dhe ndoshta shumë më larg, për ata që mund të mendonin të përfitonin nga varfëria e shqiptarëve dhe për t’i quajtur të një kombësie tjetër apo diçka tjetër.”

Po rrini urte se iu a ka futur luli gishtin nga mbrapa, ju ka bere xhamine me qendra tregetare si te ishte “Kazino”, turp per ne Shqiptaret qe e quajme veten myslymane.
ne jemi shqiptare, europiane , nuk jemi as arabe e as turq or. me beri te qesh fjalia “vizioni I tyte per shoqerine shqiptare”…cfare vizioni or, taleban apo saudit…turp.
ti mund te folesh per veten tende si e ndjen, mund ta ndjesh veten grek, gjerman, evropian, c’te duash, po s’ke te drejte te paragjykosh, apo te denigrosh popuj e kultura te tjera.. nese i urreke kaq shume talebanet, pse lexon prononcimin e sekretarit te kom.musl.. Perse je ketu ti ne kete shkrim , edhe duke komentuar? C’te duhet ty me muslimanet, kur ti thua qe s’jam si ata se jane popuj te tjere, pra nuk jane shqiptare?
Ti the fjalen turp per nje person qe thjesht shprehu bindjet e tija dhe te shume te tjereve qe ai perfaqeson!!!!!!???????????
E pra, nuk duhet te merzitesh qe nuk mbeshteti komunitetin LGBT., sepse jam i bindur qe prandaj te dhembi.
P.S. Turp te kesh ti dhe ata si ty , qe duan te fusin percarje nderfetare ne nje vend qe kurre nuk ka pasur.
Don me thane se kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi aprovon ndertimin e bisnesit prane xhamise, perveç qe aprovon prerjen e gjelbrimit ne qender te kryeqytetit.
A nuk shef ky njeri se ç’po bajne ne Europe te GJELBERTIT dhe shoqata me fame botnore Greenpeace International, apo merr si model shkretinat e Arabise se Mekes ?!? Ha,ha,ha., Ju jeni rreziku i shqiptarve sepse jeni pas ardhesit e kuislingve ishkristjan bashkepunetor te pushtuesit turk-osman, qe per kete arsye nuk ju don asnjeri ne Ballkan.
Thjesht shiko menuren se si shkruan shqip per te kuptuar se nga cila rrac vjen. Te fala venedikut
Futja pordhes!!!!
Dashka edhe pare,shko merrni ne Arabi.
Financimin le ta marrin nga komiteti mysliman arab. kta jan njerez qe hane qyl nuk i sjellin asnje te mire vendit,jane Parazite
Ju te komunitetit mos na flisni ne emer te popullit sic kane bere te tjere si Enveri Saliu Fatosi,se saper ju ju njohim si jeni gatuar ne ato vende qe gjoja jeni shkolluar,per ta kuptuar kete po ju sjell ne vemendje xhamine te rruga Kavajes,kjo eshte ajo qe ju perfaqesoni si komunitet,ndryshe distancohuni publikisht nga kjo xhami vehabiste.Ne lidhje me talebanet qe kane te drejten e tyre ne besim,nga dita ne dite po dalin qe jane e keqja e madhe e botes,ata kane te drejten e tyre deri ku nuk cenojne te drejten e te tjerve,por ata nuk e njohin kete te drejte sepse kujtojne se bota duhet te jete talebaniste.Sa per xhamine ju filluat punimet pa siguruar parate e prishet lulishten qe ishte e popullit,ju treguat dhe lejuat qe politika Berisha-Basha te fuste hundet tek ju dhe ju kete e quani normale.Por zgjedhjet hodhen poshte kete marveshje politike-feja,per ta mbyllur mos flisni ne emer te popullit.
Keta duket se jane kthyer ne mafje hajdutesh dhe mashtruesit. Dhenje e lejeve ka nje ligj dhe ne rast se nuk e zbaton ligjin, ashtu si jepet edhe hiqet. Ky thot qe do e financojne besimtaret. Ose eshte i luajtur ose eshte i pa cip fare, nje mashtues i zakonshem. Pse jane çmendur shqiptaret qe te investojne per probleme fetare kur e dine se prejardhja e tyre nuk eshte as nga Muhameti e as nga Krishti. Keto ne vend te luftojne kunder tendencave fondamentaliste te sjelle ne Shqiperi nga ca te ashtuquajjtur persona qe kane kryer studimet jashte. Keta ne fakt jane prtegatitur te zbatojne ne shqiperi metodat e Binladenit.