Ish-kryebashkiaku nuk i ndahet Flamurtarit: Liçajn e largoi Lulua, po Bregun kush e hoqi?!

Dita

Ish- kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika duket se nuk qëndron dot pa e ngacmuar Flamurtarin. Njëherësh edhe si ish-president i këtij klubi, ai ka reaguar në rrjetet sociale për largimin e çuditshëm të lojtarëve vlonjatë.

Rasti konkret është ai i Lejdi Liçajt. Edhe pse e rikthyen gjatë merkatos së verës, atë e mbajtën në ekip vetëm për pak muaj, pasi e larguan gjatë dimrit.

Në njëfarë mënyre, Gjika akuzon drejtuesin aktual të klubit për këtë largim të mbrojtësit Liçaj.

Por, ai vazhdon akoma dhe më tej, sepse shihet që në një tjetër koment ngre pikëpyetje të mëdha edhe për largimin e Dejvi Bregut. Ky i fundit, një element që po bën diferencën në Gjirokastër dhe që është kthyer në një prej mesfushorëve më të spikatur të kampionatit tonë.

“Mua nuk më befason, thjesht më mrekullon me golat dhe lojën tënde. Po çfarë ka më shumë ai Van Persi nga ty o Lejdi?! Lejdin e largoi Lulua, por nuk na the kush e largoi Bregun?”, shkruan Shpëtim Gjika në nota ironie.

Kjo nuk është e para herë që ish-kryebashkiaku shpreh publikisht mendimet e tij për mungesat e vlonjatëve në ekip.

s.a/dita

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • I shpetoj Zemra ketij Gjikes ????

    Apo te shkume te harrume.

    Per byth te ketij populli i paguan Lul Bashes 16 milion Euro
    Pa llogarit aferat korruptive te tij

  • Problemi eshte ,
    se bandat politike Mafioze pretendojne tashme
    gjithcka ne Shqiperi ,ta mabjn nen kontrollin e vet .
    Pushtetin Politike ,te Drejtesise , mbi token e nentoken,
    madje Futollin dhe Art-in ,
    duke e perdor kte pushtet ,
    thjeshte per interesa fitimi personal ,
    pra Shqiperia eshte nji pron e Politikaneve Mafioze
    Shqiptare qe e kan marr Peng ktu e 28-vjet

    e bashke me ate edhe jeten e shqiptarit
    e cila terhiqet zvarre rruges se skllaverise .

    Ngrihuni e i shkerdheni robt bandave politike ,
    se ata jane shkaktari e cdo mizerje poshtersie
    qe lulezon sot ne jeten tuaj Shqiptare ,
    perpara se t’ju zhdukin ngadale ,
    si me qen jeta juaj nji mall pa vler ,ne duart e politikes

    • Shume dakort, E vetmja terapi qe i ben derman popullit eshte te ngrihen te gjithe dhe ti varin per zverku plerat si Gjika, Basha dhe Ramuti.

  • Mirel, nga menyra se si shkruan ,dukesh qe je nje cope idioti qe mendimet e tua,nuk ti merr kurrkush parasysh .me mire te heshtesh se te flasesh si injorant qe je

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *