Gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca për Demarkacionin

DITA Online

 

Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, ka shkuar në një pauzë të detyruar pasi disa deputetë hodhën gaz lotsjellës në sallë.

Kuvendi rinisi sot në orën 11:00 seancën, ku kërkohej miratimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Seanca fillimisht nisi të hënën në orën 16:00, por u shty për të martën për shkak të pamundësisë për të arritur 80 votat e nevojshme për miratimin e saj.

Votat e nevojshme vijojnë të mos jenë të siguruara, por shpresat janë tek rrjedhja e votave nga Vetëvendosja dhe Lista Serbe.

Sipas Klan Kosovës, kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes ka dështuar më shumë se 4 herë në Kuvend.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ratifikim me fal tok,..mir e bejn ta djegin fare.

    Per cfar luftoj Kosova ??? Me i fal tok Malit te Zi

    Fuck marrveshjen

    • DAkort me ty
      Per cfare luftoi Kosova, qe ta marri qyl Mali i Zi
      Te njejtet plera jane dhe ketu dhe po i falin tokat dhe detin Greqise.
      Jam i sigurt qe keto mareveshje jane gatuar dhe ne bashkepunim me Edi Ramutin.
      Ndermjetesuesi i Vucicit dhe i Janulles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *