Përfaqësues të OSBE në Shqipëri kanë sugjeruar që votimi elektronik të testohet përpara se të vihet në përdorim në zgjedhjet e radhës, pasi mund të krijojë rreziqe të reja si vjedhja e votës përmes hakerave.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt ishte i pranishëm në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.
Borchardt, lavdëroi Komisionin për përkushtimin në fillimin e punës për reformën zgjedhore. Ai theksoi se nevojitet një reformë zgjedhore e plotë dhe në kohë, që të trajtojë rekomandimet e ODIHR-it dhe çështje të tjera kyçe.
“Sikurse u theksua nga ODIHR-i në raportin e 2017-s, Komisioni duhet t’i japë përparësi punës për të adresuar çështjet e vazhdueshme të blerjes së votës. Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim”, tha Borchardt.
Lidhur me teknologjitë e reja të votimit, Borchardt tha se praktikat më të mira tregojnë se vendimet për përdorimin e teknologjive të reja nuk duhet të vihen menjëherë në zbatim në zgjedhjet e radhës, por, më parë, duhen testuar. “Ne kemi sugjeruar në vijimësi që të bëhet një testim në një numër të kufizuar zonash, gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019”, shtoi ai.
“Votimi elektronik mund të pakësojë disa rreziqe për zgjedhjet, por krijon rreziqe të reja, për shembull rrezikun e hakerave, nëse bëhet online. I takon Shqipërisë të vendosë nëse kostoja e këtij lloj votimi është e justifikueshme. Nga pikëpamja jonë, ne kemi inkurajuar përdorimin e numërimit elektronik, i cili nuk kushton shumë dhe do të kontribuonte për depolitizimin e administratës zgjedhore”.
o.j/dita

Dikur heret,kur bisedonim me nji kinez.
Biseda ishte mbi udhtimet ne distanca te largeta qe ishin te garantume pa aksidente.Ky ishte mendimi i jone.Kinezi nuk e pranoi sepse asnji udhtim pavarsisht distancave nuk asht i garantuem.Sa ma modern udhtimi aq ma pak i sigurte asht,Udhtimi i sigurt asht vetem udhtimi primitiv.Udhetimi ne kambe.Dhe cdo udhtim tjeter ka rrezikshmeri.
Kam iden qe votimi elektronik vertet asht nga ma moderni por i pasigurt per rezultat te paster me ndershmeri.