Nga Bedri Islami
Në të gjithë këto, qoftë përmes mediave, apo strukturave të tjera, njerëzit po njihen me një fenomen, brenda kullës së drejtësisë, të cilin, e kanë ditur, por jo në këto përmasa të mëdha. Tani që ai po shfaqet kaq haptas zgjon disa pyetje, të cilat është e pamundur të mos ia bësh vetes.
Bëma, të cilat, jo rastësisht, ata i kanë pasur para syve, tani po shfaqen në atë përmasë që nuk është menduar se mund të shfaqen dhe, bashkë me këtë edhe pyetja: Si është e mundur që njerëz kaq të fuqishëm në pushtetin e drejtësisë, pra, në atë kullën që nuk duhet të depërtojë politika, janë bërë kaq të pasur, por njëkohësisht, edhe kaq harbutë dhe budallenj, deri në atë fazë kur fillon të qenurit i paskrupullt.
Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Republikës, ishte shndërruar në një latifondist dhe në një zyrë imobiliare. Ai blinte, krejt haptas, mijëra metër katrorë tokë në vendet më të shënuara, në të cilat shumë shpejt termi “tokë bujqësore” do të shndërrohej në “tokë për ndërtim”. Mijërat e metrave katrorë tokë, të blera në një pazar të lirë, si për të bërë qoka me ish kryeprokurorin, shiteshin pak javë më pas, si të ishte duke u shitur një minierë floriri. Përfitimi nga ky ashillverish i drejtësisë me pushtetin shtonte pasurinë e Llallës me disa qindra mijëra euro. Llalla blinte me çmime shumë poshtë vlerës apartamente banimi, të cilat disa javë më pas shiteshin si pallate të reja me një vlerë super të shtuar. Pastaj jeta vijonte me jahte, udhëtime përrallore, fëmijë të majmur paturpësisht, të paskrupullt në jetën e tyre, vila… dhe ende nuk dihet e fshehura pas tyre.
Nuk druhej të blinte edhe tek njerëz të dënuar për krimin e vrasjeve, përsëri me çmime të ulëta dhe, pas disa javësh, të bënte shitblerjen e saj. Normalisht ai duhej të ishte “hasmi” i tyre, pra i vrasësve dhe njerëzve të krimit, në fakt u bë ortaku i tyre në matrapazllëqe. Kur e bënte ai, mendohet lehtë se çfarë ndodhte më tej.
Nuk kishte frikë ky njeri? Nuk e mendonte se një ditë mund të hapeshin petët e lakrorit të tij të korrupsionit dhe mund të përballej edhe ai me drejtësinë?
Cila forcë e mbështeste atë, i jepte guximin për të thyer çdo ligj dhe të kthehej në një pastrues parash të paidentifikuara?
Si ishte e mundur që, megjithëse i përmjerur, i shiste karshillëk ambasadorit amerikan dhe na ftonte çdo shtator në një spektakël të ri?
Kaq i fortë të ishte ky njeri sa pak javë para se të ikte nga detyra bënte mashtrimet e mëdha?
Historia e ndihmëses së tij, Rovena Gashi, dëshmon se peshku i drejtësisë është qelbur gjithnjë nga koka. Ajo mënon tani të bëhet edhe gjykatëse e Kushtetueses, institucionit të drejtësisë më të lartë në vend. Një ndër pronaret e fuqishme të kohës së tashme. E nisur nga asgjëja, familjarisht. Me një pasuri të ngritur nga hiçi. Tani, ajo që dihet, 14 apartamente dhe dy njësi të mëdha. Shtëpi në plazh, me pishinë disa kate mbi tokë. Luks dhe udhëtime të gjithandejshme. Orë të shtrenjtë, sa paga vjetore, në dorën e bashkëshortit, i cili, edhe pse vetë pjesë e drejtësisë, mbyllte dosjet e korrupsionit.
Nuk kishin frikë këta njerëz?
Nuk e mendonin se një ditë mund të shpaguhej gjithçka?
Kush qëndronte pas shpatullave të saj?
Cili ent i nxirrte një njeriu 14 libreza për pagesën e dritave, kur ai vetë ishte i papunë, i pa pasuri, me një firmë të dështuar dhe të mbyllur?
Është absurde të mendosh se ata vetë, njerëz të ligjit nuk e kanë shkuar ndër mend se një ditë, pikërisht këto ligje, mund të kthehen kundër tyre!
Në Gjykatën Kushtetuese një rast edhe më unik: gjyqtari Fatos Lulo, pasi merr fillimisht një ndihmë të kthyeshme nga motra prej 480 mijë dollarësh, në katër vite rresht merr dhuratë, në secilin prej tyre, nga 100 mijë dollarë dhe në një tjetër, po ashtu dhuratë, një apartament.
Kushdo mund të tronditet nga mënyra se si i kanë bërë pasuritë. Më shkruan një mik “u erdhi lopa pëllet në grazhd”. Po një gjë është e sigurt. Arsyet që do të gjeja, shkruan ai, për t’i justifikuar,sado kudo, nuk do të ishin kaq halldupë. Gomarllëku i tyre të lë pa frymë dhe të revolton. Shpreh, më së pakti, tmerrin e nivelit intelektual të drejtësisë.
Pyetja e parë që mund të bëjë kushdo është: po këta njerëz të drejtësisë budallenj janë dhe për budallenj na marrin?
Në të vërtetë, as nuk janë budallenj dhe as nuk na marrin ne për të tillë.
Diku tjetër ka qëndruar forca e tyre: në dorëzanësit e tyre.
Gjithnjë ata kanë pasur pas vetes dorëzënës të fuqishëm, nga majat e pushtetit, të cilët i kanë krijuar atyre ndjenjën se do të jenë të përjetshëm, do të jenë mbi ligjin, ose më saktë, ligjin do e kenë gjithnjë në duart e tyre.
Ata e kanë mbështjellë veten me karrocatën e mbiligjit; jo vetëm nuk e kanë përfillur atë, por e kanë nëpërkëmbur në mënyrën më poshtëruese që kanë mundur. Megjithëse ata vetë kanë qenë njerëzit e ligjit.
Ata, dhe jo vetëm ata, kishin krijuar një ligj për të tjerët që ishte mbështetur deri diku në legjislacionin e miratuar nga një strukturë tjetër, dhe ndërkohë më të fuqishëm, një ligj për vete.
E kanë bërë këtë sepse e kanë ditur se njerëzit që i mbrojnë, dhe që ata vetë i kanë mbrojtur, janë mbi ligjin. Janë bërë bashkë, duke mbyllur sytë e njëri tjetrit dhe duke krijuar rrethin e njerëzve të paprekshëm.
Kjo ka sjellë mbylljen e dosjeve më mizore në historinë e pluralizmit; kjo i ka lejuar spekulantët politikë dhe financiarë të mbivendosen mbi shtetin; kjo ka lënë krimet e padënuara; kjo e lejon, ta zëmë Berishën e vogël të na kapardiset nëpër vendet më të shtrenjta të hotelerisë së botës, duke na përqeshur marrëzisht; kjo i lejon qeveritarët e sotëm të bëjnë një lëmsh koncesionesh; pra, kjo qenie binjake, e bërë një, drejtësi – politikë, i ka bërë ata të frymojnë lirisht. Ndaj, edhe pa frymë deshën të rrëzojnë me çdo kusht Reformën në Drejtësi.
Arrogantë me ligjin, ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përbuzës ndaj shoqërisë, ndaj shtetit dhe ndaj së njerëzve.
Shndërrimi i Llallës në latifondist nuk do të mund të bëhej nëse qeveritë nuk do të kishin nevojë ndihmën e tij për ligjet që ata vetë kanë shkelur. Deklaratat e pasurisë së tij aty kanë qenë; institucione të nivelit të lartë i kanë parë, por kanë pritur të vijnë materiale të posaçme shtesë nga Shtetet e Bashkuara apo struktura të posaçme, për të parë atë që e kishin para syve. Kështu ka ndodhur në dhjetëra e dhjetëra shembuj, të cilët i bënin karshillëk shtetit, pikërisht sepse shteti nuk ekzistonte, sidomos për to.
Askush nuk e ka dëgjuar në 5 vitet e mbretërimit të Llallës që zoti Berisha të ndërmarrë një grimcë akuze ndaj tij, megjithëse nuk ka lënë shef prokuroria pa denigruar, sharë, telendisur dhe braktisur.
Qeveria e tashme, në thuajse pesë vitet e qeverisjes së saj, edhe pse e ka parë qametin që po bëhet, flas për qametin e dukshëm, sepse për pjesën tjetër të akullnajës së drejtësisë mund të jetë një rast tjetër, ka pritur atë që ishte më e lehtë për t’u bërë, mbarimin e mandatit. Vetëm atëherë u largua një njeri, i cili edhe sot e kësaj dite, duke qenë nën hyqmin e atyre që ishin dalzotësit e tij, e ndjen veten të sigurt.
Kjo ndodh me të gjithë.
Si duket, ndaj institucionet e specializuara amerikane dhe të BE-së gjetën në një qoshe Arta Markun, njeriun që e shoshitën mirë, çfarë kishte bërë dhe çfarë pasurie kishte; vunë re se nuk ishte ende pjesë e klaneve dhe para se të bëhej e tillë, menduan se duhej të ishte në një vend tjetër. Aty ku është.
Dalzotësit , jo shumë vonë, do të heshtin për të mbrojturit e tyre. Si në rastin Llalla. Si në rastin Gashi e Gina. Si në rastin Lulo. Si do të jenë shumë raste të tjerë.
Përpjekja e dalzotësve do të shpërngulet tani drejt gjykatave, ku ende kanë një skalion të tyre. Ku e kanë edhe shpresën. Ku ende mund të mbahen.
Nëse pelerina e politikës nuk do të hiqet nga supet e drejtësisë, atëherë i gjithë vetingu, e bashkë me të edhe reforma në Drejtësi, do të kenë zbaticën dhe baticën e tyre, për të shkuar edhe një herë aty ku ishin.

Shume sakte Z.Bedri! Por keni harruar nje gje te vogel! Popullin shqiptar! U ktheva ne Shqiperi pas 26 vjetesh! Shqiperia kishte ndryshuar pamjen por mentalitetin ,JO! Shoke dhe te aferm kishin respekt per njerezit qe ishin regulluar me pasuri! Duka pyetur per te njohurit degjoja “filani e ka zene veten mire”,e ka lidhur me LSI-ne, eshte lidhur me Lulin,kane bere goxha sukses, bravo ju qofte! E kane mire me PS etj. Keta njerez nuk shqetesoheshin qe korrupsioni ishte kaq haptas Asnjeri nuk pyeste per ndershmeri! Qellimi ishte te benin pasuri pa pyetur si! Pra dua te them eshte nje popull i tere qe nuk do te pyese per shtet dhe ligje! Pasuri me c’do mjet ka mberthyer popullin shqiptar!
Dorezanesit mendoj se jane akoma ne pushtet pra Like floriri ,banda Saleh&Basha ,kapaku i tenxheres Kryemadhi dhe te tjere si Bode,Imami,Pollo,dhe shume te tjere .Do te ishte me serioze te fillohej me Pasurine e Presidentit Like floririt ,te Rames Berrishes (te madh dhe te vogel)Bashes e keshtu me rradhe,pasuria e grabitur ketij populli duhet t’i kthehet te zotit .Eshte shume e thjeshte te verifikosh vilat disa milon euroshe ne gjirin e Lalezit te cilat”jane ndertuar me rrogen 600 euroshe” pra KONFISKIM,DENIM,PASTRIM i çdo gjeje te vjedhur ,vetem ne kete menyre vihet shteti ne shina ligjore pra shtet i se drejtes aq i enderuar dhe kerkuar nga shqiptaret.
Fakti me i sakte se qeveria Rama nuk do qe te luftohet korrupsioni eshte ky:
-Ne administraten shteteroire,qe nga kryeministri e deri poshte nuk ben njeri pritje populli dhe nuk merren me ankesat e popullit!
Pra ata qe e vuajne mbi kurriz korrupsionin nuk degjohen,nuk perfillen nga vete shteti,ndersa Rama therret “Denonconi korrupsionin”!
Si ta denoncojme kur ti i ke mbyllur te gjitha rruget e informimit publik e merresh me reklame mediatike?
Shteti vjedh popullin,mbusghen gjykatat me ankime kunder administratres publike dhge Rama ben si struci,sikur nuk po ndodh gje!
Vetingu duhet te fillonte nga Meta,Berisha,Basha dhe Rama e jo nga gjyqtaret qe gjeten shesh e bene pershesh!
Ky Dhalla ka qene djal’i mire,por e ka marre ne qaf” kjo Rovena!
Shqiptaret jane ne kulture te papershtatshem me shtetin e se drejtes. Paprekshmeria eshte virtyt dhe venja e pasurise eshte me e rendesishme se ndershmeria. Vrasja eshte e ligjeruar nga nevoja per drejtesi dhe drejtesia eshte nje nocion kanunor hollivudian qe ska rrenje as ne kanun dhe as ne ndonje tradite. Nuk ka kurrfare intelektualesh qe te trumbetojne me force fjalen e arsyes. Gjithandej kembon nje aheng sazesh i perditshem qe i ofrohet paguesit me te pare dhe pa kurrfare shpirti kritik ne ndihme te se vertetes.
Shikoni syte e poshter te Gashit ne foton ilustruese, sa shume tregojne.
derisa nuk beheni qytetar vete me kontrolluar shtetin edhe me kerkuar logari per cdo cent qe shpenzohet ne shtet ,kot e keni edhe keto deklarime.
Ngrini grupet qe kerkojne deklarimet e tyre edhe kontroloni vete ju qytetaret e mos prisni qe politikani po aq i korruptuar te regulloje punet e juaj
beni vete punen edhe dergoni si qytetar i demtuar nga veprimet e tyre dergoni keta ne prokurori.
merreni shembull per te mire ne boten e lire e jo vetem mbrapshtite
Sa e zgjuar kjo lili! Ngrini vete grupet dhe kontrollojini ju qytetaret! Si ka mundesi qe egzistojne mendje te tilla! Qytetaret duhet te ngrihen ne protesta derisa kjo qeveri te denoje te gjithe te korruptuarit te majte dhe te djathte qe nga Salihu ,Meta,Luli dhe Rama e me radhe! Populli nuk ngre grupe te llogarise vjedhjet! Populli te ngrihet dhe t’i “zere per bythe” te gjithe te korruptuarit!
Po ik o Bedri se u bere me keq nga Mero Gelbaza.
Pse keta jane dorezenesit?
Ku i ke Berishen, Meten dhe Lulken.
APo ne tavolinat e mareveshjeve me Ramutin
Z Bedri ,mos u lodhni ,duke komentuar te gjitha pislleqet me radhe ,mos u habisni ,per keta fshatare ,per ,pasurite , me te drejte intelektin e dobet te tyre e tj e tj .Vetem nje gje duhet te dish dhe ti themi zotit faleminderit :,Amerika dhe BE ,beri aksion rrufe ,per reformen ne drejtesi ,dhe Vettingun Jane kapur qe te gjithe gafil ,sic e perdorim ne popullorce ,te pa pregatitur ,kujtuan se do jene gjithe jeten pashallare te paprekshem ,ku kishin menduar se popullin do e benin te votoje , nje here per kaken dhe heren te votoje per bajgen .Pse i shkonte nder mend like fshatarit nga skrapari ,te reklamohej ,me vilen e GJIRIT te LALZIT ndertuar ne toke te vjedhur me 11 Banjo e dushe ,pa te permendur hotele me pishina ,ne te gjithe bregdetin e tj e tj te pa numerta ?? .Eshte teper vone , pardesy bardhet Ramizi , i porositi ,ai qe vjedh me shume ,ai qe shan me shume PPSH ,mua Ramizin
Enverin ,,ai qe zihet me shume gjoja me njeri tjetrin ne parlament ,ai qe i ben zbor pronareve ,ti turturojme neper dyert e gjygjeve ,ti marim edhe ato pak para qe kane ne xhepat e shpuar , nderojani ligjet , cdo tre jave ,e ti gjemojne notareve per dekumenta ,ajo parti qe vjedh e ben korrupsion me shume ,etj e tj ” Ajo Parti e ka bere detyren me mire” ,.Ne qe kemi leket ,trojet ,pasurite e vjedhura ,eshte normale , ne do dirizhojme politiken shqiptare ..Dhe jo kulaket e ballistet qe hanin vetem pula te pjekura .
Por fshataret tane ,drite shkurter haruan qe jane antare ne gjyk e Strasbourgut ,jo dje ,por qe ne 1996 ,,haruan se jane ne Nato ,dhe tani vettingu . Tallen me detyrat e shtepise ,per inkuadrimin ne BE ,qe i kane ngarkuar Brukseli ,por prap po sabotojne BE dhe per te keqen e ardhshme te popullit te mjeruar ,te varfer shqiptar Vetem nje gje dihet ,nga zullumet qe kane mbi kurriz fshatareve tane shejtan budallenj ,nuk i pelqqen BE ,se direkt i fillon diktati i ligjit dhe transparenca e BE .prandaj i nderuar z Bedri ??????????