Topalli: Basha të bëjë transparencë për paratë e lobimit

Ornela
24 VJETORI I PD - Deputetja e PD Jozefina Topalli dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate ceremonise festive te 23 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, PD, ne hotel Sheraton./r/n/r/n24 ANNIVERSARY OF THE DEMOCRATIC PARTY - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha and Lawmaker Jozefina Topalli, during the ceremony festive for 24 anniversary of the founding of the Democratic Party, at Sheraton Hotel.

Ish–nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka sulmuar Lulzim Bashën, në 26 –vjetorin e fitores së parë të demokratëve në zgjedhjet parlamentare.

Në shkrimin në faqen e saj në Facebook, Topalli thotë se sot në vendin tonë demokracia është në rrezik, pasi brenda Partisë Demokratike nuk ka më zgjedhje, nuk ka më forume, nuk ka statut e debat dhe të gjitha janë farsë!

Pas 26 vitesh,-thotë ish–nënkryetarja e Kuvendit, Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm të djathtën, por edhe opozitën si garancinë kryesore të qytetarëve për t’i dalë zot lirive si dhe të drejtave të tyre ekonomike, politike e sociale.

Topalli shprehet se, shqiptarët duhet të bëjnë një reformë të thellë të forcave politike që ata të mos mbeten si pronë e titullarit.

Ajo kërkon që Basha të bëjë edhe transparencë për burimet, kanalet e parave të lobimit si dhe t’i përgjigjet çdo akuze që i bëhet nga brenda dhe jashtë vendit në lidhje me lidhjet e tij opake.

Topalli u bën thirrje demokratëve që të ngrihen për t’u dalë zot fëmijëve, familjeve, partisë dhe vendit, duke thënë se pa ua kthyer Partinë Demokratike demokratëve dhe pa e kthyer opozitën në vend, Edi Rama nuk e lëshon karrigen e tij.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Topalli!
    Meqe,je qe je aty ne bised me Bashen.Merre porosin teme e thuaji: U shemb dheu ne rrugen e kombit.Ka zan posht piken e karburanti tue lan pa buke pronarin.Ta dine qe iu shtue edhe nji argat ne kurrize te buxhetit te shtetit per ndihme ekonomike.Jepi rrugen te kacagrithet me Ramen.Me garanci do ia rrembej karrigen si dikur motit kryesin e Bashkise se kryeqytetit.
    A,man.Po te baj dua thueja moj ta marrsha,mos e len porosin pa krye nese ma lexon komentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *