Qeveria e re dhe kritikat per ‘eksperiencen’

anazapta

Armand, cili është mendimi i pare qe ju erdhi pasi pate listen e re te ministrave?

Prononcimi i emrave per kabinetin e ri qeverises natyrshem i dha pergjigje nje lloj dileme te krijuar pas zgjedhjeve qe lidhej me pyetjen sa do te ishte ne gjendje Rama ti shkeputej tradites se keqe te krijuar deri me tani ku fitimi i pushtetit ka krijuar terrenin per shperbimin e militanteve dhe individeve qe kane qene te lidhur ngushte me kreun e pozites dhe me shume kane mbartur konsense pazaresh se sa pergjigje administrative e profesionale ndaj problemeve te shumta te vendit.

Me thjesht, perberja e  qeverise se re deshmoi se Rama dhe Meta kane ditur te arrijne nje marrveshje e cila shmangu perfundimisht nga fijet e pushtetit emra te vjeter te cilet jane jo te paket edhe ne radhet e elites se Partise Socialiste. Nje zgjidhje e tille frenon ne menyre te konsiderueshme dyzimin per rrezikun a patjes perseri te nje qeverie oborri dhe deshmon per seriozitetin e Rames ne perceptimin e shpallur te tij se pushteti eshte i popullit ndersa detyra e tij. Nese ai dhe kabineti i tij do ti mbeten besnik ketij postulati Shqiperia do te kete nje shans te madh e mundesi reale per te ndertuar jo vetem nje pushtet efikas por dhe ate qe eshte tejet e rendesishme e lidhet me rivendosjen e shtetit te se drejtes.

Shpresoj sinqerisht se vendi ne vitet e ardhshme do te njohe perpjekje serioze per ti dhene atij jo vetem pushtetin e duhur por edhe fizionomine e nje shteti ligjor te bazuar rregullat e domokracise. Me fjale te tjera, e gjej stafin e ri ministror nje subjekt qe kenaq deshirat e elektoratit. Edhe pse ne hije, sot dhe neser, mund te shfaqen pretendime dhe pakenaqesi nga individe te mesuar perfundimisht me idene shkaterruese se pushteti politik do te thote pushtet ekonomik e perfitime personale.

 

Nga 1 deri ne 10, cfare note do ti vije kesaj qeverie?

Sigurisht nese do te kerkonim nje vleresim per performance kjo nuk do te ekzistonte perderisa kabineti eshte akoma nje organizim ne leter. Megjithate, nisur nga kendveshtrime per te matur potencialin qe ajo ofron, besoj se vleresimi eshte ne parametrat optimale. Pjesa derrmuese e kesaj qeverie te ardhshme eshte e re dhe Shqiperia me shume se kurre ka nevoje per nje mentalitet te ri ne drejtim te shkeputur plotesisht nga politikat konfliktuale qe i kane shkaktuar asaj shume deme ne vitet e post-diktatures. Sinqerisht besoj se ky kabinet premton mjaft per ta kaluar vendin nga periudha e post-diktatures ne ate te demokracise.

Shume mund te thone se ne kemi kohe qe jemi ne ate periudhe por une nuk mund ta quaj te tille perderisa shteti yne nuk ka qene plotesisht demokratik. Te qenurit demokratik te nje shteti eshte shume larg kontrollit te tij nga nje njeri i vetem. Une kam bindjen se Rama ka civilizimin, bindjen dhe vendosmerine e duhur per te bere nje investim kapital  ne traditen shqiptare te funksionimit te shtetit e cila fatkeqesisht nuk eshte dhe aq e pasur ne trashegimi. Ne perberje e qeverise duket se programi i Rilindjes ka marre formalitetin e duhur. Shqiperise me shume se kurre nuk i duhen drejtues kabinetesh qe jane te veshur me imunitet parlamentar. Asaj i duhet pikerisht nje ekip kompakt, progresiv, energjik dhe me prirjen per te marre persiper detyra qe nuk do te jene te lehta per tu zbatuar. Asaj i duhet mbi te gjitha nje organizim strukturor qe do te jete plotesisht pergjegjes e llogaridhenes perpara elektoratit, kushtetutes, dhe parlamentit.

Njerezit e ofruar ne krye te ketij organizimi, edhe pse me pothuaj aspak njohje personale per ta, me kane krijuar nje lloj bindje per qenien e tyre si individe te spikatur. Kjo te pakten nga mundesia e njohjes se tyre nepermjet publicistikes,shkrimeve apo debateve televizive. Ndjesia ime e pare per ta eshte mendimi se ata e shohin boten nga nje kendveshtrim tjeter. Nese ata vertet do te jene ne gjendje te mbeten profesionale ne punen e tyre une besoj se suksesi do te jete i garantuar. Nese ata do te jene ne gjendje qe emerimin e tyre te mos ja atribuojne kontributeve personale politike por do ta konsiderojne si nje vleresim profesional dhe moral te shoqerise per ta atehere ai ekip do te funksionoje ne menyre harmonike. Besoj plotesisht se ky eshte vizioni dhe temperamenti i kryeministrit te ri.

 

Diçka qe ju ben pershtypje te mire?

Ndoshta do te perseris vetvehten. Se pari, duke u perpjekur te lexoj Ramen dhe Meten perpos struktures se paraqitur, kuptoj konceptin e tyre dhe kjo me ben mjaft optimist. Kam bindjen se do te largohen skenat e padurueshme ku ministrat interesohen per perfitimet e aferat tyre dhe perpjekjet per ti mbuluar ato i bejne qe te rrisin ne menyre vulgare zellin e tyre per politike konfliktuale. Besoj se do te largohen skenat ku ministrat çojne neper gjyqe gazeta apo individe qe bejne akuza publike ndaj tyre edhe kur ato mund te jene te ekzagjeruara. Deshira dhe besimi yne eshte se prurja e re do te jete ne gjendje te ndertoje te njejten pramide ne institucionet e tyre.

Se dyti, me kenaqesi te veçante shoh rolin qe i jepet gruas ne drejtimin e pushtetit. Ky nuk eshte nje sllogan per hir te politikes por tregon vertet civilizim dhe qytetari. Besoj se nuk e teproj nese them se rritja e rolit te gruas ne funksione te larta shteterore do te ndihmoje ne berjen me human te shtetit. Nese i largohemi deklaratave boshe do te shohim se nje pjese e gjere e popullsise perjeton kushte jetese mjaft te veshtira qe shpesh nuk mund te krahasohen as me vendet me te varfera te rruzullit. Kjo varferi ekstreme kam bindjen se do te kete me shume kontakt tek elementi femeror i kesaj qeverie qe po bekojme.

 

Gjeja qe ju ben pershtypje te keqe?

Aspak nga perberja e qeverise. Por ajo çka me tingellon absurde jane ato zera qe kundershtojne e sjellin si argument eksperiencen e “paket” te individeve qe perbejne kete kabinet. Koha do te tregoje shume shpejt se ata kane eksperiencen dhe mbi te gjitha jane profesionale ne fushat ku do te drejtojne. Sigurisht, ajo çka ju mungon atyre eshte “eksperienca” per te privatizuar per vehte apo familjaret e tyre; “eksperienca” per te dhene koncesione e shperndare tek individe te veçante pasurite e vendit; “eksperienca” per te zhvatur sa me shume nga ky popull kur te tjeret s’kane sot ndoshta as buken e gojes. Por eshte pikerisht kjo mungese “experience” qe e beri elektoratin me koshient se kurre dhe i tha ndal harbuterise ne qeversije.

Sidoqofte, gjej rastin per te shprehur bindjen time se gazeta “Dita” do te vazhdoje te mbetet nje tribune e mendimit te lire. Qeveria e re do te kete nevojen e nje oponence te vertete larg mediokritetit dhe meskinitetit.

 

 

Një qeveri e përbashkët Rama 1- Meta 2

Mero Baze

gazetatema.net

 Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama është një sinjal i qartë i një ere të re brenda së majtës shqiptare, që nuk mbështetet shumë mbi përvojën dhe traditën e qeverive të mëparshme socialiste, por mbi projektin politik të Edi Ramës. Ajo ngjan të jetë një projekt i menduar për të pasur duart e lira dhe emrin e tij të stampuar në çdo ministri, për të marrë kështu të gjitha meritat dhe përgjegjësitë për suksesin apo dështimin e saj.

Kur qeveria është ende në letër, ne mund ta krahasojmë atë vetëm me qeverinë paraardhëse dhe me partnerin e tij në qeveri. Për këtë shkak do të ndaj disa vlerësime të qeverisë Rama në raport me Berishën dhe Metën.

Në ndryshim nga Berisha, Edi Rama ka pasur dhe ka aplikuar disa liri politike, që Berisha nuk i aplikonte dot.

Së pari, ekipi i Ramës nuk ka asnjë ministër të imponuar nën presion politik siç ka pasur Berisha, i cili ka qenë i detyruar të mbyllë sytë si për të shkuarën e tyre korruptive, ashtu dhe politike. Fjala vjen, Rama nuk ka ndonjë ministër të imponuar me pazar si Genc Ruli, të cilin Berisha ka dashur ta çojë në burg për korrupsion dhe pastaj u detyra ta mbajë tetë vite ministër, i kushtëzuar nga presioni politik dhe pazari me të. Nuk ka ministër të imponuar nga pazari si Genc Pollo, i cili edhe pse u përfol për miliona qysh në fillim të mandatit si ministër Arsimi, nuk lëvizi nga karrigia tetë vjet, për shkak të pazarit me Berishën. Nuk ka në këtë qeveri ministër si Arben Imami, të cilin Berisha e ka akuzuar jo vetëm si terrorist, por dhe si një njeri me koeficient fyes intelektual, që mund ta bëjnë sipas tij ministër vetëm juntat që duan të poshtërojnë popujt. E bëri Berisha, dhe bile me urdhër të Familjes së vet, për llogari të së cilës pastaj u bë tregti armësh, skrapi dhe objektesh ushtarake.

Pra, qeveria e Edi Ramës nuk e ka defektin e përzgjedhjes së ministrave nën presionin e pazareve, çka ishte defekti themelor i pushtetit të pamoralshëm dhe kriminal të Berishës.

Së dyti, ekipi socialist nuk ka asnjë figurë të përfolur për korrupsion. Janë të gjithë djem të rinj dhe gra dinjitoze aty ku kanë punuar. Me ndonjë rezervë të lehtë ata janë realisht një projekt i ri politik, që mbetet të provohet, por që nuk mund të paragjykohet. Berisha ka mbajtur në detyrë dy herë radhazi ministra të super-akuzuar për korrupsion, bile ka përdorur imunitetin dhe procedurat gjyqësore për të mos i dënuar dhe për t’i rimbajtur ministra. Mjafton të kujtojmë se Fatmir Mediu u ribë ministër ditën që gjykata u vendos para faktit të kryer si deputet me imunitet, ndërsa Lulëzim Basha, i cili ishte një hap larg qelisë për 220 milion euro të shpërdoruara dhe vjedhura, u ribë ministër pasi dogji nën presion afatet e gjykimit të tij.

Së treti, çka është më e rëndësishme, në këtë listë nuk gjen emra qesharakë. Siç e ka thënë me të drejtë Sali Berisha dikur, një ministër i paaftë dhe qesharak është ves i diktaturave, që duan të poshtërojnë shoqëritë. E tillë u bë dhe Shqipëria e fundviteve tetëdhjetë me qeveritë e fundit Çarçani. I vetmi që ja arriti të thyejë rekordin e Adil Çarçanit ishte Sali Berisha. Kurrë Shqipëria s’ka pasur një ministër më idiot se Flamur Noka, i cili edhe për shkak të nivelit të tij të ulët, ka futur Shqipërinë nën pushtetin e krimit të rrugës dhe pasigurisë, duke vendosur drejtorë dhe shefa komisariati gjithë çfarë njeh Flamuri nga Kukësi dhe Tropoja. Dhe mendoni kë njeh Flamuri dhe kë mund të ketë mik ai, për të logjikuar pse sot krimi po bën kërdinë, mes të tjerash pse ka kuptuar kë ka shteti në krye të tij për ta luftuar atë.

Kurrë Shqipëria nuk ka pasur ministra aq qesharakë dhe budallenj sa Ferdinand Xhaferi, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi, të cilit dhe kur të bëjnë gjëmën, nuk i merr dot inat se të kap gazi. Standarde të tilla intelektuale kjo listë nuk ka dhe vlen për të na shkëputur nga një praktikë staliniste poshtërimi duke na vënë në krye disa idiotë.

Tipari i dytë i qeverisë ka të bëjë në kontrastin mes dy partive të koalicionit. Nëse ministrat socialistë mund të quhen një listë teknokrato- politike e Edi Ramës, lista e Metës mbetet politike dhe me sa duket jo shumë e pëlqyeshme për Ramën. Nëse Rama ka bërë kujdes mos të ketë ministra të Nanos në listën e tij, Meta i ka ofruar dhe ministra të Berishës. Një prej tyre bile është në krye të drejtësisë shqiptare. Kjo tregon se qeveria nuk është formuar siç pritej si një qeveri e bashkuar dhe unike, por si një qeveri e parcelizuar mes dy partive. Nëse funksionon dhe si e tillë, do ketë probleme të ngjashme me qeverinë Berisha.

E vetmja prurje e re e Metës është ministrja e Integrimit, e cila ndoshta do të jetë dhe ministrja me më shumë fat në historinë e kësaj qeverie, që mund të firmosë marrjen e statusit kandidat dhe të shpërndajë pak optimizëm në Bruksel me sharmin e saj, i cili mund të mos jetë në një gjatësi vale me atë të qeverisë.

Pra, kemi një qeveri të formuar nga dy ekipe, nga ai i Ramës, që është një listë teknokrate, tërësisht luajale e tij, për të cilën ai do marrë meritat dhe përgjegjësinë e bilancit, dhe një listë e Metës, e cila është politike dhe reflekton pavarësinë e tij nga Rama. Nuk di të them sot nëse betejat e qeverisjes do t’i ndajnë apo bashkojnë, por më ngjan se kjo është qeveria e kryeministrit Rama 1, në koalicion me qeverinë Meta 2. Kanë aq shumë vota në dispozicion sa janë të dënuar të mos kenë asnjë justifikim për dështimin dhe asnjë meritë për guximin për reforma, nëse do ta bëjnë. Është një qeveri e përbashkët mes Ramës dhe Metës, jo një qeveri e bashkuar e së majtës siç mund të ishte më optimiste.

Share This Article
5 Comments
  • Ska dyshim qe kete gomarin ne kopertinen tuaj te sotme qe po na le Saliu do ta paguajme shtrenjte .Sic na la ne 97 ashtu dote na gjeje dhe ne 2013.Ne 97 Shqiperia me shume mbahej nga parat e Piramidave dhe te emigracjonit .Sot situat eshte krejt ndryshe .Kemi nje biznes me te konsoliduar dhe shqiptaret u jane futur punve e jo te presin nga Piramidat apo pislleqet .Kyci i suksesit do te jete puna e djerses se ballit te ciles nuk i mungon shqiptarit .
    Popullata qe tashme jeton ne zonat jo urbane ka fituar eksperienc dhe cdo gje i siguron me punen e tyre .Vemendja kerkon te perqendrohet ne hapja e vendeve te reja te punes ne qendrat kryesore urbane .Nje rol te rendesishem kane dhe masat fiskale qe po te kete vullnet te mire cdo aktivitet vihet ne kontroll te plote.
    Te synohet ne thithjen e investimeve te huaja pa vene kushte personale e pa burokraci ne hartimet e marveshjeve .Parim te jete :A fiton buxheti i shtetit?
    Vec masave te tjera per te ulur ne maksimum shpenzimet buxhetore ky gomari do ti vendosi kembet ne toke .Dhe ska dyshim qe Qeveria e re gradualishte do ti stabilizoje financat dhe rritja ekonomike do te filloje ngritjen .Keshtu uluritem ne 97 por ja qe ja dolem mbane .

  • Qe Sala e shkatarroi shqiperine edhe nga ana finanziare kete nuk e veme ne
    dyshim, por pyetja eshte kjo ( Rama nuk e dinte se ne cfar gjendje do ti
    gjente financat???? atehere ne qofte se e parashikonte situaten perse
    beri ato premtime ne fushate elektorale?????

    Apo kjo tymnaje qe eshte ngritur mund te sherbeje si alibi per qeverine e re.

  • Një Qeveri e Re me njerëz të rinj, të aftë, të ndershëm e të pakorruptuar.
    Vetëm një merak besoj se e kanë shqiptarët dhe ky qëndron tek Nasip Naço:
    Nasipi u bë Ministër i Drejtësisë për ta shëruar Drejtësinë apo u vu aty për të shpëtuar kriminelët hajdutë të pasurive të vendit e vrasës të shqiptarëve si puna e Saliut, Xenit, Mediut, Lulit e Metës?

  • I uroj pune te mbare gjith skuadres te ndertuar nga Rama,per sa shkruhet per Nasip Nacon se si do ta drejtoje ministrine nuk eshte 100/100 ne dore te tije ,por do jete vete kryeministri qe do te orientoje skuadren ,me sa shohe ne perberjen e qeverise eshte shume e dallushme me injorantet e qeverise Berisha,kujtoni pak Flamur Noken,majlinda Bregun,Aldo Bumcin,hijenen Genc Ruli,dhe eshte e kote me i permend te tjeret se ishin hajduter ,injoranta,dhe populli i dha ate qe meritonin ,qe te zhduken nga faqja e dheut ,bashke me krye kriminelin Sali Rame Sheqere Berisha,si dhe njeriun qe qesh qe sot na i beri saliu kryetarir e Pedistave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *