Cana: Kam dhe 3 vite kontratë, e ardhmja ime është te Lazio

anazapta

Lazio dhe kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, nuk do të ndahen. 30-vjeçari që ka lënë pas një sezon pozitiv me skuadrën e kryeqytetit italian, është gati që të rikonfirmohet si një futbollist i rëndësishëm i Lazios dhe i trajnerit Vladimir Petkovic. “Unë po jap maksimumin për fanellën e Lazios dhe do të vazhdoj që të djersij dhe për shumë vite. Kam bërë një zgjedhje të saktë. Kam dhe 3 vite kontratë dhe e ardhmja ime është këtu”, ka deklaruar Lorik Cana, i cili në këtë mënyrë i deklaron besnikërinë skuadrës së Lazios. Në lidhje me interesimin e francezëve të Olimpique De Marseille, kapiteni kuqezi tha: “Në skuadrën e Marseille kam kaluar një periudhë fantastike. Për mua është një shtëpi e dytë, por tani jam futbollist i Lazios dhe kam uri të madhe për sukses. Dua të fitoj më shumë. Të gjithë duam të fitojmë më shumë. Për këtë arsye unë jam gati për të shkruar një faqe të re të historisë së karrierës time me skuadrën e Lazio”, ka përfunduar Lorik Cana.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *