Buffon: Italia, ky vend i çuditshëm

DITA Online
UDINE, ITALY - JUNE 10: Gianluigi Buffon of Italy speaks with the media during the press conference at Stadio Friuli on June 10, 2017 in Udine, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

 

E kishim lënë me fanellën e Italisë, mes lotësh.

E rishikojmë të vendosur, sërish në grumbullimin e kombëtares italiane të futbollit.

Gianluigi Buffon u paraqit në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Argjentinën me dëshirën për të shuar polemikat në lidhje me thirrjen e tij në përfaqësuese.

“Jemi një vend i çuditshëm. Krijojmë polemika mbi një njeri si unë, pas 25 vitesh që vesh fanellën e kombëtares. Kam kontribuar për Italinë me 7 medalje, që nga skuadrat e moshave. Kam menduar gjithmonë për grupin, kam hequr dorë nga rekordet personale për të mirën e skuadrës. Ky ka qenë gjithmonë roli im”, tha Buffon.

Më pas, 40-vjeçari shtoi me krenari: “Nuk dua të jem problem. Kur më sqaruan se nuk vija për turizëm, e dija që mund t’i shërbej të rinjve që kemi. Jam 40 vjeç, por jam portieri i Juventusit, që nuk është skuadër dosido”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *