Një automjet digjet para Kryeministrisë, drejtuesi: Ishte aksidentale

anazapta

Një automjet është shkrumbuar tërësisht brenda pak minutash sot para Kryeministrisë. Një mjet i tipit Golf 3 ka marrë flakë në ecje dhe është djegur tërësisht, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i tij, Genc Çuçi. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë dhe kanë vënë nën kontroll flakët.

Në një prononcim për News 24, pronari i mjetit sqaroi se gjithçka ka qenë aksidentale.
“Isha duke ecur me makinë kur pashë që po nxirre tym tek motori dhe u detyrova të parkoj dhe ta fik makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa nuk arrita të marr as laptopin që kisha brenda, sepse u nxeh aq shumë sa u detyrova të largohem”, tha ai

 

Share This Article
2 Comments
  • sic duket sala ka vajtur me pushime
    se po te ishte ne ruajtje te kryeministrise
    ky Genci tani do ishte ne tabele nderi

  • Mire qe garda kete here nuk qelloi!Do kishim nje protestues te 5 te vrare si të derguar nga Edvin Rama i partise mavi! Nuk do lejohej prokuroria te hetonte garden se qellimi i zjarrit ishte kryeministri ne detyre qe do rimbetet kryeminister nga mosikja,i cili kercenohej nga Edvin Kristaq Rama ta perzinte me dhune…I mjeri Sali,nuk kuptoi me 21 janar se protesta u shpernda,ndersa kryeministria nuk u sulmua.Por ai atehere vrau!Kjo duhet gjykuar se 4 qytetare te pafajshem u vrane mizorisht!Rama ka premtuar drejtesi,por ministrin e Saliut atehere Naco,sot e vuri minister drejtesie! Rebus ku Rama mund te humbas pozicion,nese nuk ndeshkohen vrasjet e 21 janarit dhe 26 vdekjet prej korrupsionit te mafjes qeveritare ne Gerdec!Fat per kete djalosh qe nuk morì plumbin.Duket Saliu ka qene duke pire ilacet!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *