Një shtetas grek është ndaluar në aeroportin e Rinasit, pasi i janë gjetur me vete 13 mijë e 600 euro të padeklaruara më parë, sikurse e parashikon ligji.
Burime të Policisë bëjnë me dije se shtetasi grek, Evangelos Titikos është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit, teksa ka tentuar të kalojë kufirin pa deklaruar shumën prej 13 mijë e 600 euro që kishte me vete.
Së bashku me arrestimin e tij, policia ka sekuestruar dhe shumën e parave, që shtetasi nuk e kishte të deklaruar.
l.h/ dita

Arrestim per 13600 euro ndersa ketu plasin milionat sheshit e askush nuk arrestohet. Kontrolloni shtepite e pushtetareve e do te shikoni qe do te gjeni miliona euro po per ti arrestuar as qe nuk behet fjale, ashtu sic ndodhi ne rastin e Tahorrit.