Policia greke ka arritur të arrestojë një shqiptar dhe 4 grekë si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës me qendër në Selanik.
Grupi akuzohet se gjatë 6 muajve të fundit importonte kokainë dhe kanabis dhe bënte magazinimin e saj për ta trafikuar pastaj në qytete të ndryshme të Greqisë së veriut. Arrestimet u kryen në Selanik dhe në Drama.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 73,3 gramë kokainë, 61,6 gramë kanabis, 2 peshore precizioni, telefona celularë, një shumë parash prej 2.920 euro, si dhe 21.000 lekë.
Po ashtu policia sekuestroi edhe dy automjete dhe një motoçikletë që përdoreshin gjatë trafikimit.
l.h/ dita
