Pse italianët zgjedhin të pleqërojnë në Shqipëri?

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim mëngjesi për sot një artikull të medias italiane për italianët që zgjedhin të jetojnë në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të medias italiane për disa nga arsyet pse italianët zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të qetë”- shkruan Rama, teksa poston të plotë edhe shkrimin që mund  ta lexoni më poshtë.

Të jetosh si pensionist në Durrës

Carmine, ish-artizan italian dhe pensionist INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimit Social), ishte në kërkim të një vendi ku të jetonte i qetë me pensionin e tij. Kështu, pasi zhvilloi kërkime të ndryshme dhe pas disa inspektimeve, vendosi të transferohet në Shqipëri, në Durrës. Nga ajo ditë kanë kaluar tre vite dhe Carmine me bashkëshorten e tij jetojnë në një shtëpi në buzë të detit, që ka në dispozicion shumë kilometra plazh për të bërë ecje të gjata në mëngjes.

Carmine, tani ju jetoni prej tre vitesh në Durrës, por para se të zgjidhnit Shqipërinë a keni parë edhe vende të tjera?

Po, fillimisht menduam për Kanariet, por më pas, duke analizuar elementet në favor dhe kundër, bashkë me kostot ekonomike mbi pensionin tonë, zgjodhëm Shqipërinë. Por, ishim të pavendosur mes Tiranës dhe Durrësit. Megjithatë, më pas (dy vite para transferimit përfundimtar), pikërisht sepse zgjedhjen përfundimtare e kishim bërë, pasi pamë shtëpinë që kemi aktualisht nuk patëm asnjë dyshim dhe e blemë. Tani jetojmë në Durrës, në breg të detit, me shumë qetësi dhe mbi të gjitha në dimër kemi pafund kilometra plazh në dispozicion për të bërë shëtitje të bukura.

Përse zgjodhët Shqipërinë?

Zgjedhja ime ishte Shqipëria sepse, pasi bëra kërkime, vura re se kostoja e jetesës ishte shumë më e ulët se sa në Itali dhe mbi të gjitha, munda të vlerësoj mikpritjen e popullit shqiptar, që bën gjithçka për të të bërë të ndihesh mirë. Aspekti tjetër shumë i rëndësishëm është afërsia me Italinë.

Si është jeta prej pensionisti në Shqipëri?

Jam një pensionist, ish-artizan dhe nga këndvështrimi im, këtu jetohet shumë më mirë se sa në Itali. Gjithçka është më pak kaotike, perceptohet një siguri më e lartë dhe njerëzit janë më shumë social. Ndjehet më pak stresi, shteti është shumë më pak shtypës, burokracia është më e vogël dhe një aspekt shumë i rëndësishëm për ne pensionistët, ka më shumë siguri. Këtu nuk ekziston, gati aspak, krimi i vogël. Në shtëpi jetohet shumë më qetë, fqinji është gjithnjë i pranishëm në rast nevoje (kam ndjesinë sikur jam kthyer në Italinë tonë të viteve ’60), ka ende fëmijë që luajnë nëpër rrugë, ne pensionistët respektohemi (më ka ndodhur shpesh në autobus që të rinjtë më lirojnë vendin për t’u ulur). Gjithë këtë në Itali nuk e shihja prej vitesh.

Më pas, të këmbesh 100 euro me 13 500 lekë, duke ditur se mund të bësh shumë më shumë gjëra se sa në Itali, të jep një ndjesi që nuk ka të paguar.

A ka lehtësira për ju pensionistët?

Këtu në Shqipëri, duke bërë kërkesë tek INPS-ja, mund të merret heqja e taksave, kështu merr pensionin bruto dhe taksat paguhen në shtetin e rezidencës. Avantazhi i madh është që në Shqipëri pensionet nuk taksohen.

Për sa i përket pensionit, cila është fuqia e tij blerëse në vend?

Vlera e pensionit tonë, sikurse e thashë edhe më parë, duke qenë se është bruto është më i lartë, duke marrë në konsideratë edhe koston e jetesës që është 50% më e ulët se sa në Itali. Pensioni jonë ka një forcë blerëse shumë më të lartë.

Ka shumë italianë këtu?

Nuk kam të dhëna zyrtare, por me siguri ka shumë. Ka edhe shumë studentë që frekuentojnë universitetet shqiptare të lidhura dhe të binjakëzuara me universitete italiane. Pensionistët ende nuk janë shumë, por me siguri në të ardhmen numri pritet të rritet.

Si i kalon ditët e tua?

Ditët e mia janë të qeta, më pëlqen shumë të shëtis, mbi të gjitha në mëngjes në buzë të detit. Aty ku jetoj kemi rreth 5-6 kilometra plazh të lirë dhe mbi të gjitha në dimër që është krejtësisht në dispozicionin tonë.

A do ia këshilloje transferimin pensionistëve italianë si ti?

Sigurisht. Gjëja e parë që duhet bërë, duhet të vish të paktën për 15 ditë këtu. Këshilloj të gjendet një apartament me qira (ka pafund), në këtë mënyrë provon jetën e përditshme që të mund të vlerësosh avantazhet dhe defektet e këtij populli bashkë me zakonet dhe traditat e tij.

Për sa i përket praktikave burokratike të transferimit të pensionit, ishte e lehtë apo patët probleme?

Për sa i përket lejes së qëndrimit nuk pata asnjë problem, sepse kur bëra kërkesën e kisha blerë shtëpinë dy vite më parë. Në fakt, pensionistët që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duhet me patjetër të jenë pronarë të një shtëpie në vend.

Në të kundërt pata vështirësi me INPS-në për sa i përket destinacionit të pensionit për arsye të ndryshme:

INPS-ja të jep një formular që quhet EP/l-1 që duhet plotësuar dhe të rivlerësohet dhe vuloset nga autoritetet fiskale shqiptare. Por kjo nuk ndodh, sepse autoritetet shqiptare nuk njohin INPS-në si zëvendësues të tatimeve, por si alternativë lëshojnë një dokument të tyre ku deklarojnë se jam rezident fiskal në Shqipëri.

Punonjësi i zyrës së INPS-së që i përkas unë (Novara) nuk pranonte në asnjë mënyrë që ta njihte këtë dokument, ndonëse pranohet nga konventa dypalëshe e firmosur nga dy shtetet (Konventa e datës 21/05/1998 nr. 175 e ratifikuar më 21/12/1999). Kështu u detyrova që t’i drejtohesha një avokati për të proceduar me një padi për mos-lëshim të dokumenteve zyrtare. Në atë pikë u bind dhe pas një viti beteje arritëm të marrim të shumëpriturën heqje të taksave. Këshilla ime është që të mos dorëzoheni tek jo-ja e parë, sepse është një praktikë që të refuzohet heqja e taksave në përpjekjen e parë. Është një e drejtë e jona e vendosur nga marrëveshjet e bashkëjetesës mes këtyre dy vendeve, për pasojë duhet të njihet.

Cilat janë aspektet pozitive dhe negative të të jetuarit në Shqipëri?

Aspektet pozitive i rendita më parë. Mes atyre negative është shëndetësia. Ajo publike ka shumë mungesa kryesisht në burime ekonomike, ndonëse më ka ndodhur të takoj mjekë shumë të mirë, pavarësisht burimeve të pakta në dispozicion.

Si alternativë ka klinika shumë të mira private që funksionojnë shumë mirë me kosto jo shumë të larta. Sigurisht është e këshillueshme të parashikoni një siguracion shëndetësor për të qenë më të qetë.

Mendon të rikthehesh një ditë në Itali?

Të rikthehem në Itali për momentin nuk është pjesë e planeve të mia, kam zbuluar një mënyrë jetese shumë më të përshtatshme me nevojat e mia aktuale.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Shqiperia ka nji Klime Mesdhetare te ngjashme
    me ate italiane .
    Ka detin dhe malin qe ka italia.
    Nji mentalitet pothuaj te ngjashem
    e nji stil jete pse jo te njejte ne shume pikpamje ,
    duke ditur qe shoqeria shqiptare ,ka qen
    gjithmon e lidhur me Kulturen italiane
    dhe e orinetuar nga ajo nee cdo kohe .
    Pra jane dy popuj shume te ngjashem
    edhe per faktiin qe ka nji perzjerje gjaku
    te hershem shqiptaro-italian nepermjet Arberesheve
    pra shqiptareve te italis.
    Pra ktyre faktoreve terheqes qe afrojne dy popujt,
    i shtohet edhe mikepritja e shqiptareve ,
    qe sipas meje eshte me shume se nji thjeshte Mikepritje , eshte nji Princip Njerezor , i njerzillekut ,
    si shpesh citohet ne Motto-t e Jetes ” Jeto e ler te tjeret te Jetojne” .
    Pra kemi te bejme me ate Vlere Njerezore ,
    qe sot ne Boten mbare eshte fshire jo nga jeta e
    shoqerive ,por edhe nga memorja .
    Un mendoj se ky Fakt , kjo Vlere Njerezore e shqiptareve, duhet pasqyruar ne nji Emision Filmik ,
    me grupet italiane qe jezojne ne Shqiperi ,
    qellimishte ,per ti treguar ksaj Bote te pashpirt ,
    se njerzilleku eshte Kultura qe vlen me shume per
    jeten sesa ajo qe ne te vertet shifet sot ne skenat e teartove APO asaj politike (Hipokrite)

    Nji Film Dokumentare mbi kte prani te italianeve ne Shqiperi ,duke nxjer ne drite Vlerat e shqiptareve
    etj ngjashmeri midis popujve ,
    eshte nji Idee ,qe do t’i vlente jo vetem opinionit
    europian ,atij italian ne vecanti ,por edhe dembeleve
    shqiptare ,qe shetisin klubeve si te diplomuar te papune e natyrishte qe forcon miqesone popujt ,
    ndyrshon opinionet europiane per shqiptaret ,
    bombarduar deri me sot me lajme negative kunder shqiptareve ne mediat europiane etj .
    Pra ktu kemi te bejme edhe me nji ndryshim imazhi
    per te cilen sduhet te mendoje ne cdo raste qeverria Shqiptare ,
    por edhe ata qe e quajne veten intelektual ne ate vend ,e qe e ndjejne se e kann per detyre ,te ndryshojn imazhin e Shqiperise ne Bote .

  • i the te gjitha por ” harrove ” kryesoren .
    PSE ikin italianet nga vendi i tyre ?

    sepse mbasi kane punuar tere jeten
    ne sistemin Kapitalist pensioni eshte i pa mjaftushem .

    Pra edhe se punojne ishin , jane e do te jene
    te VARFER – jo vetem ne xhepa
    popr edhe nme shpirt .

    Kjo eshte mrekullia e demokracise
    qe Rilinden Sorosianet e Globalizmit .

    Guri i rende peshon ne vend te vete .

    Ku eshte balta me e embel se mjalta ?

    Do te ndryshojme imazhin ? apo do bere shqiperia ?

    • Pensionisto ,
      Shqiperia jone behet vetem duke punuar ,
      njikohesishte ,intensivishte ne te gjitha Frontet ,
      duke ndryshuar imazhin vs Botes por jo vetem
      me fjale e pamje te jashteme ,(e kjo eshte nji Last Psikologjike qe cliron shqiptarin te shofe e hec perpara ,drejt Europes ,duke u ndjer i barabrte ,i vetedijshem ne ate qe do etj) duke afruar nji
      pamje qytetarie ,por ne cdo fushe ,
      e per kte duhet te jen intelektualet ne krye
      te ktyre levizjeve shoqerore ,per te dhen ate
      impuls te nevojshem rinise e motivuar ate
      per jeten ,per ndryshimin ,duke zgjuar dinjitet
      e zhvillim .Keshtu ne hallka te lidhura mendoj un
      arrihet atje ku duhet ,behet Shqiperia …

      • Ohjhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
        ç’ka je tu thon o njeri ?
        Me ly syte e vesh tanga don me ndrysho shqiperine Ti ?
        ojjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj Oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii .

        ç’ka Intelektual si keta tip Gramos Pashlo Ahhhhhh?

        o nene O NENE :::::::::::::::::::::::::

        kU ESHTE dinjiteti tek semafori ?
        Po zhvillimi tek emigrimi ?

        Kush ti ka shit Fasulet o shoku ,
        se paska kry Krim tek Inteligjenca jote .
        haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

        • agron ,
          un mendoj se ti ,
          duhet me gjet nji vend tjeter ,
          me hedh mendimet e tua ,pellitjet e tua ne ato jarg
          qe te varen gojes ,
          qe s’kan te bjen aspak me kte ambjent te paster
          qytetaresh .

          Po te jap nji tip ,duke te ndihmuar ;
          Shko e bisedo e kemnto ne ndonji Forum Shpelle
          ose
          pse jo ndonji Spital te semuresh mendore .

    • OR PENSIONIST ANALFABET …. .. KANE PUNUAR GJITHE JETEN NE SISTEMIN KAPITALIST ….HA HA HA ..MORE KOMIK A E DINI JU NE NE SISTEMIN KAPITALIST ….. PUNETORI E BLENTE ME NJE RROGE FRIGON TELEN LAVATRICEN …DHE I DILTE TE HANTE DHE TE PINTE GJITHE MUAJIN PA MARRE BORXHE SI NE SHQIPERI …. DHE I DILTE AKOMA QE TE SHKONIN NE PUSHIME NE SPANJE NEPER BOTE NE FUND TE VITIT OSE NE VERE …KUR NE PROLETARITIN TENND TE MUTIT ..STE DILTE AS TE HANJE BUKE MO KOS .MORE ……NUK KA FJALE QE TE THEM SE SCARE JE …. KUR .. KUR NE PROLETARIATIN TEND TE MERDE … SKISHE ASNJE BICIKLETE TE KINEZIT … NE BOTEN KAPITALISTA BREDHNIN ME VETURA … DHE MOTORRA ..KUR TI ME RRACEN TENDE PREJ SPIUNI MBANIN RRALLEN PER VAJGURI SI NE AFRIKE ..KUR MENDOJ SE ALBANEZET ..MBANIN RRALLA GJITHE DITEN BOTA KAPITALISTE . PER 30 MINUTA I BLENTE TE GJITHE QE KISHTE NEVOJE PER NJE MUAJ DHE KOHEN TJETER E KALONIN NE KINEMA NE TEATRO NE AGETIME …. E KUPTON COBANE REVOLUCIONER APO … DHE KETO PENSIONISTA QE VIJEN NE SHQIPERI ..DHE JETOJNE SI MBRETER ME PENSIONET E TYRE TE MAJME …ME KRAHASURA ATO QE ENVER ZHGEBSI I DHA NENAVE DHE BABALLAREVE TANE ..PENSIONET QE I DHATE JU ZGJEBSAT KOMUNISTA STE DALIN AS PER TE BLEE PAPIER PER TE FHSIRE BYTHEN MORE COABN KATUNAR … DHE KA VETEM 2 % QE SI KANE PENSIONET TE MEDHA …POR VARET EDHE KU KANE PUNUAR ..DHE SA KANE PUNUAR …. DHE TI ANALFABET MOS FOL PER DEMOKRACINE KUR SE KA JETUAR KURRE …PO LODHEM SHUME ME NJE ………..

      • Ti e tregon vehten se i di te gjitha shume mire. Na tregon perralla me mbret sikur punetoret ne vendet kapitaliste bekan qejf te madh. Vet fakti qe keta pensioniste vijne ne Shqiperi tregon se ata nuk mund te jetojne dot me pensionet e tyre atje. Tani mbai veshet hapur dhe degjo mire: Punetoret e zakonshem(jo ata qe kane paga te larta) punojne te gjithe pa perjashtim ne Amerike pasi dalin ne pension deri sa s’kane fuqi fare te punojne me.Mendoj se duhet ta kuptosh se nuk punojne nga qejfi, por me pensionin e tyre nuk mund te jetojne. Nje nga ata jam edhe une qe kam dale ne pension dhe vazhdoj te punoj akoma se me pensionin tim nuk perballoj dot as 30% te shpenzimeve. Shumica e atyre qe jane puntore te zakonshem (jo ata qe kane paga te larta) bejne dy pune , nje te plot (full time) dhe nje te pjeseshme(part time), por ka edhe shume te tjere qe bejne dy pune full time dhe punojne 7 dite ne jave. Pothuajse te gjithe kata punetore te kasaj kategorie nuk shkojne per pushime sidomos ato bregdetare se nuk i perballojne dot. Une kam me shume se 19 vjet qe s’kam vajtur me pushime, Vet jam ne pension e punoj full time, ndersa gruaja ime ben dy pune full time. Ti mendon se ne punojme nga qejfi dhe nuk shkojme me pushime po nga qejfi. Jo, nuk eshte ashtu,se jeta nuk eshte fushe me lule ashtu sic e mendon ose e pershkruan ti. Ne fund te viteve 80-te dhe ne fillim te viteve 90-te ne nuk dinim shume gje per boten jashte dhe e enderronim cdo gje ne mos perfekte, shume te mire. Kjo do te thote se ne kishim iluzione , por tani pas kaq kohe ne ketej e njohim mire realitetin, por eshte per te ardhur keq se prap shumica e shqipetareve brenda vendit jetojne akoma me iluzione si ti lum miku. Une mendoj se ti nuk ke nevoje per leksione ekonomike, por e pakta qe dua te te them eshte pronari i nje companie kerkon fitimin maksimal. Ai te pagun aq sa ti te jesh i afte te shkosh neser ne pune dhe familja jote te ekzistoje e jo te besh qejf se duke grumbulluar te ardhura me bollek sic thua ti, nuk eshte i sigurte qe do te te kete te nesermen ne pune apo jo. Ti mbase nuk e di qe ka edhe shume te varfer dhe rrojne me ndihme sociale si dhe shume te pastrehe qe flene jashte. Per te krijuar nje ide me te qarte per ty dhe shume te tjere si ty ne Shqiperi une dua tu them se jeta eshte e veshtire po nuk punove dhe vetem nje pakice qe jane me biznese ose paguhen mjaft mire i kane te gjitha ne rregull. Kjo eshte e njejte ne te gjithe boten. Mos jetoni me iluzione. Ne Shqiperi eshte me e veshtire per shumicen se nuk ka vende pune dhe kjo eshte nje problem shume i madh. Ajo qe e ben me te lehte situaten ne vendet e tjera eshte se eshte me e lehte te gjesh pune dhe keshtu i ke mundeesite te perballosh kerkesat e jetes. Te tjerat qe jeta ketej nga rrime ne eshte qejf sic e paraqesin disa jane perralla me mbret. Duke patur kete psikologji shumica aty eshte shume lehte te genjehen dhe disa njerez e shfrytezojen kete. Rasti qe shume mashtrues bejne para duke genjyer ne Shqiperi se jashte jeteohet per qejf, pagat jane marramendese, i ke te gjitha cdo jeta ndodh se akoma ju aty jetoni me enderra ose jeni akoma ne boten e iluzioneve. Edhe pse une punoj per afro 20 vjet ketej, nuk ia mbushja dot mendjen nje mikut tim qe donte te dergonte djalin ne Kanadq se i kishin thene qe ai do te merrte 750 mije dollare ne vit dhe keshtu e gjithe familja do te jetonte ne bollek te paimagjinueshem. Ai me linte te kuptoja qe parate jane sheshit por ti me qe nuk je vete ne gjendje ti besh, nuk ke deshire edhe per te tjeret.Vini re: ai nuk me besonte mua dhe mendonte se une e genjeja, por besonte nje mashtrues . Pse ndodhte kjo? ai pelqente jeten perrallore dhe jetonte akoma me iluzionet e para se ketej behet nami me para dhe qejfi eshte i madh. Mos u mashtroni nga ata qe u genjejne dhe e bejne fushe me lule cdo gje per te bere para. Nuk dua qe ju te jeni pesimiste por dua qe ju te jeni me realist. Mendoj se edhe ju jeni njeri i ndershem por keni degjuar disa njerez qe ose nuk njohin realitetin ose mashtrojne per te bere para duke shitur pasaporta fallco etj. Ne se ju vet jeni ndonje nga ata me lart, atehere ne te dy kurre nuk mund te gjejme emruesin e perbashket.

    • SA I ZGJUAR QE QENKE PENSIONIST … SA PERQIND E LEN VENDIN PER SHQIPERINE ….HE AS 1 % PRNDAJ KOQE IDIOTI MOS I NGATERRO GJERAT … VIJEN SE ME EUROT QE MARRIN JETA EN SHQUIPERI ESHTE ME E LIRE SE NE EUROPE ..SE LEKEU NUK ESHTE I FORTE DHE PERRFITOJNE …. ITALIANET NA MARRIN RININE TONE DHE NA JAPI PLEQTE .. HA HA HA … DH KA SHUME FRANCEZE QE SHKOJNENE PORTUGAL… SE JETA ATJE NE KRAHASIM ME PENSIONET QE MARRIN ESHTE ME E BUKUR INTERESANTE JA …E GJITHA … HEJ PENSIONIST I ZGJUAR A E DIN TI SE SA MERR NJE PUNETOR NE ITALE NE FRANCE PER NJE MUAJ … SI MERRE NE SHQIPERI PER NJE VIT ….JO SJE KAQ I ZGJUAR SA TE KUPTOSH GJERA TE COMPLIQUARA PER …TRURIN TEND ….NENAT TONA ME PENSIONET E TYRE SI DEL PER TE HONGER . DERI NE FUND TE MUAJIT …. DHE TI NA FLET BALTA ME E EMBE S E MJALTA … ..KA SHQIPTARE QE KURRE SE KAN HONGER NJE LUGE MJALTE ..KUR NE EUROPE E HAJNE A ME BIDONA …. CAPICHE ….

  • Pensionistet sjellin fitime,po vetem ne shikim te pare kur blejne shtepi apo kur blejne gjerat e shtepise se pastaj sjellin vetem shtrenjtim per shqiptaret per cdo gje,shih rastin e spanjes apo portugalise a Corsikes..

  • Ohjhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
    ç’ka je tu thon o njeri ?
    Me ly syte e vesh tanga don me ndrysho shqiperine Ti ?
    ojjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj Oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii .

    ç’ka Intelektual si keta tip Gramos Pashlo Ahhhhhh?

    o nene O NENE :::::::::::::::::::::::::

    kU ESHTE dinjiteti tek semafori ?
    Po zhvillimi tek emigrimi ?

    Kush ti ka shit Fasulet o shoku ,
    se paska kry Krim tek Inteligjenca jote .
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  • U kenaqe o Rame ,kur ky TALIONI thote se ne Sqiperi pensionet jane pa taksa . Dhe lum pensionistet Shqiptare qe marin 80 euro ne muaj ,e nuk i dalin as per letra higjenike . Kujdes o Taliano ,sa po vjen po plakesh dhe do kesh ke nevoje per mjeksi ,spitale etj .Ne nje qafe e ke .

  • Epo merreni keto zonjen italiane dhe paraqituni per hapjen e negociatave me BE.Kjo flet shume ma bukur per aktualitetin shqiptare se ato keshilltaret qe kerkojne berjen e reformave.
    Lexoni pergjigjen e pyetjes:
    “”Si është jeta prej pensionisti në Shqipëri?””

    Dhe nuk ka mundesi ta kundershtoj asnji keshilltare i BE. Dhe fap fup ne anetare rezident te rregullt ne BE.

  • Ketu nuk behesh dot pjese e komentit se te merresh me gjithe keta njerez qe s’kane piken e kultures dhe respektit per njeri tjetrin, eshte veshtire. Komentet kane per qellim te thone mendimin e tyre seicili se si mund te behet me mire, keta ngelen duke hequr breket tere jeten.

  • Pare me syrin e shqiptarit qe jeton ne Itali (Milano afer Novares se pensionistit reth 100 km) do te thosha se tregon realitetin italian ne problemin e mikrokrimimit(vjedhjet e “vogla” etj) sepse ligji italian sidomos e majta italiane jane shume “buonista” per zingaret e lloj lloj sorollopes si keta qe bejne kerdine ketu pa u futur gje ne kembe. Per çmimet nuk jane shume ndryshim me ketu perveç qirat e shtepive e ndonje gje tjeter. Por shendetsia qe per pensionistet eshte “kyç” nuk behet krahasimi qe ketu eshte larte sa ska krahasim me Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *