“Babai im është djalli vetë”: Edhe gjenitë miliarderë kanë dramat e tyre

entela

Pasi shkencëtari i njohur, Stephen Hawking ndërroi jetë, pati shumë media që nxituan të vlerësojnë atë si një njeri i dashur dhe një familjar i mirë.

Por pati po ashtu edhe disa media të tjera që thanë se marrëdhëniet e tij në familje ishin të tmerrshme, se ai ishte një mizogjin dhe narcist i jashtëzakonshëm.

Jeta në familjet e gjenive nuk është gjithmonë ajo që na paraqitet.

Së fundmi, një nga gjenitë e gjallë të planetit, miliarderi Elon Musk foli hapur për babanë e tij, Errol.

Mes lotëve, ai tha se “babai im është një qenie e tmerrshme, nuk ia keni idenë”.

Themeluesi i Tesla dhe SpaceX shkoi më tej: “Babai im është djalli vetë. Thuajse çdo krim që mund të keni imagjinuar, ai e ka bërë”.

 Elon Musk  (AP Photo/Evan Vucci, File)

Një ditë më parë u mësua se babai 72-vjeçar i miliarderit ka një fëmijë 10-muajsh me thjeshtrën e tij (vajzën e gruas).

Një mik i familjes tha se Errol e njihte Jana-n që kur ajo ishte katër vjeç.

Mamaja e saj ka tentuar që të mbajë të fshehtë skandalin.

Errol Musk, që vetë është një milioner i suksesshëm, tha se nuk e konsideron më si thjeshtrën e saj.

Ai tha se është martuar e divorcuar katër herë dhe thuajse nuk e mban mend nënën e Jana-s.

I pyetur për komentet e të birit, ai tha me zemërim se “Elon duhet të rritet”.

Duke folur nga vila e tij në Afrikën e Jugut, Errol tha se i biri ndoshta i referohet faktit se ai ka vrarë tre persona, që i kishin hyrë në shtëpi.

Akuzat ndaj tij u pushuan. e.r./dita

Share This Article
1 Comment
  • Nerezit handikape, si gjeniu Hawking behen arciste e te veshtire. Ashtu behen edhe te semuret e pamundur: ata me kancer, uloket, etj. Per shkak te gjendjes se tyre fizike, kjo mangesi u falet, eshte e natyrshme per cdo njeri. Edhe per ty e per mua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *