Nga një galaktikë e largët, Princi William dhe Princi Harry u bënë një dyshe e frikshme (Stormtroopers) në pjesëmarrjen e tyre të parashikuar në filmin Star Wars: The Last Jedi.
Skena, në të cilën luajti gjithashtu dhe Tom Hardy, fatkeqësisht përfundoi në dhomën e prerjes. Por, tani duket se është lëshuar kjo pjesë e fshirë në DVD si dhe në versionin Blue Ray.
Sigurisht që nuk është e lehtë të identifikohet Uilliam dhe Harry, pasi ata janë totalisht të mbuluar me helmeta, por do e kuptoni kur të shikoni ndonjë Stormtoopers (personazh negativ në film) të gjatë.
Ishte raportuar në atë kohë se skena ishte prerë nga filmi pikërisht për shkak të gjatësisë së princave. Një Stormtooper zakonisht është i shkurtër, ndërsa William është 1.88 cm dhe Herri është 1.86 cm.
“Në kohën që filmi është xhiruar, unë mendoj se ndjenja ishte që kjo skenë do ishte skena e mbylljes së filmit, është shprehur një burim për ‘The Mail’. Të gjithë u ndjenë keq që William dhe Harry humbën momentin e tyre kinematografik. Megjithatë, skena thjesht nuk funksionoi për momentin final të filmit, kështu që u vendos të lihej jashtë.”
Ylli britanik Boyega bëri shaka teksa i kërkonte falje Williamit dhe Harry-it, për skenat e papërshtatshme që ai u kishte gjetur princërve.
“Unë personalisht u kërkova falje atyre dje dhe u thashë se më vinte keq që ishin të prerë nga filmi.”

s.a/dita
