Shkodër/ Niveli i ujit ka nisur të bjerë, mbërrijnë ndihmat nga Turqia

Dita

Hidrocentralet mbi Lumin Drin prej 3 javësh kanë bërë shkarkime të konsiderueshme, dhe e gjithë sasia e ujit ka përfunduar në Lumin Buna, gjë që ka sjellë përmbytjen e pjesës së Nënshkodrës.

Sot shkarkimet kanë rënë ndjeshëm dhe kjo është ndjerë edhe në Nënshkodër, ku niveli i ujit ka nisur të bjerë.

Uji ka nisur të tërhiqet me 20 cm nga zonat e përmbytura, nga zonat periferike të qytetit, po ashtu edhe në zonën e pedonales pranë Urës së Bunës, ku një ditë më parë kishte prezencë uji.

Ndryshe nga disa ditë më parë, zona si rruga e Dajçit apo Velipoja, mund të kalohen edhe me automjete.

Po ashtu, kanë ardhur edhe ndihmat e para nga jashtë vendit për zonat e përmbytura: 500 pako me ushqime dhe 18.5 ton koncentrat nga qeveria turke.

Përmbytja e deritanishne në Nënshkodër e në qytetin e Shkodrës izoloi nga uji 500 shtëpi, përmbyti rreth 50 banesa e mbi 5 mijë ha tokë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *