Kur nga kjo jetë ndahet vajza e Eqrem bej Vlorës

Dita

Vetë jeta e saj ishte pa bujë. Po ashtu siç vdiq këtë mëngjes në Vlorë, po në atë shtëpi ku lindi 75 vjet më parë. Teksa dha shpirt, Ajnisha Vlora nuk nxori asnjë fjalë nga goja sikur të ndiqte rregullin që kishte zbatuar i ati Eqrem bej Vlora.

Nuk la asnjë amanet dhe nuk tha as lamtumirë. Iku në heshtje si e gjithë jeta e saj, edhe pse pa me sytë e vet dhe kaloi dhimbje që vetëm rraca njerëzore  mund t’i mbajë.

Ishte vetëm 9 muajsh kur i ati e la në Shqipëri në atë nëntor të vitit 1944. Dhe nga ky moment deri në 1990 nuk jetoi vetëm e internuar në Kavajë, por kaloi një kalvar vuajtjesh dhe dhimbjesh që fjalët nuk mjaftonin. Të atin nuk e pa asnjëherë gjallë. E pa të vdekur në vitin 2015, në arkivolin që një avion ia solli eshtrat nga Austria në Shqipëri. Pa tmerrin me sy në internim, duke e lënë pa shkollë pikërisht atë vajzë, i ati i së cilës ishte shqiptari më i shkolluar. Pa në vitin 1970 të vdiste para syve të saj e motra, Lejla, që vrau veten me brengën se nuk takonte dot të atin. Pa me sytë e saj në vitin 1987 t’i vdiste e ëma, Hadie Vrioni Vlora, nën lëngimin e një jete që punonte në bujqësi dhe që i duhej të rriste e vetme dy vajza. Pikërisht ajo që cilësohej si gruaja më e bukur e Shqipërisë së kohës, një nga zonjat më të pasura dhe më të arsimuara, por që befas jeta iu kthye në ferr. Ajnisha Vlora përjetoi paralizën e vet pikërisht nga jeta ferr që kaloi. Pa me sytë e saj t’i shkatërroheshin të gjitha pronat, shtëpitë por edhe biblioteka e të atit me 30 mijë vëllime, ajo që cilësohej si biblioteka më e madhe në Ballkan.

E megjithatë, kjo grua e heshtur, vajza e poliedritit Eqrem bej Vlora dhe pinjolle e familjes Vlora kurrë nuk u ankua. Kurrë nuk mallkoi ata që ia bënë jetën ferr dhe kurrë nuk nxori një fjalë të ligë nga goja.

Unë jam me fat që jam i vetmi gazetar që i kam marrë një intervistë të gjatë 3 vjet më parë në studion e emisionit tim “Debati në Channel One”. Dhe rrallë kam provuar ato emocione, trishtim e habi njëkohësisht në punën time kur dëgjoja nga goja e saj se si një njeri vuan kaq shumë dhe ankohet kaq pak. Ishte viktimë disafishe dhe kurrë nuk nxori një fjalë të keqe nga goja. Nuk përmendi me emër e mbiemër asnjë nga nga ata që ia bënë jetën ferr, por përmendi emër për emër ata që e kishin ndihmuar. Dhe kur e pyeta nëse do kishte përballë Enver Hoxhën çfarë do t’i thoshte, përgjigja ishte unikale: Asgjë. E kam falur. Gjaku i familjes Vlora nuk merr hak. Kjo ishte Ajnisha Vlora, gruaja e urtë që ndërroi jetë sot në mëngjes në Vlorë.

E fundit e familjes së vet që Eqrem bej Vlora e pa gjallë atë nëntor të vitit 1944 kur u largua nga Shqipëria.

Fati e deshi që Ajnishaja të krijonte familje dhe sot dy fëmijët e saj, Ervini dhe Lejla kanë shumë dhimbje në shpirt. Por më shumë se humbja ata duhet të falenderojnë Zotin që kishin një nënë të rrallë si Ajnisha Vlora, modelin e gruas që në 46 vjet diti si të përballonte dhimbjen dhe t’i rriste ata dy fëmijë. Fundja ishte gjaku i Vlorajve, një gjak që vetëm ai mund të përballonte atë jetë të vuajtur.

Të qoftë dheu i lehtë nënë Ajnishaja.

Roland Qafoku, Tema

 

 

Share This Article
16 Comments
  • I lehte qofte dheu per te ndjeren. .Kur degjoj 46 .te vite internim nje jete e tere femijeri .rini po ne internim pergjigja e pyetjes ne se do te kishe perballe shkaktarin e gjithe vuatjeve qe hoqi ajo e familja e saj me duket jo unikale si e vlereson autori por nje pergjigje te nje njeriu jo normal nga gjendja shendetedore .Une per fat skam bere asnje dite internim apo burg por kam ndjer luften e klasave qysh ne moshen e adolishences .kam ndjere kufizimin e fjales e te lirise te veprimit apo te nfalimit te studimit .dhe po te me dilte perballe djalli shkaktari i vuajtjeve te mijat .te familjes sime e te krejt popullit shqiptar sot dhe pse kane kaluar vite e dekada do tja numeroja ne balle e do te ndjeja lehtesim.Nuk eshte unikale te falesh nje kriminel.Dhe i vdekur ai duhet denuar e jo te falet .

    • O Zoti im, tha Krishti, falja atyre sepse nuk e dine ate qe po bejne.
      Jo vetem qe pergjigja eshte unikale por tregon lartesine dhe paarritshmerine e kesaj Zonje fisnike. Qofte e Parajses.

  • E pa haruar dhe e nderuar. Por per cfare te fliste Zonja ne kete de Shqiperi te varfer te prapambetur te pakuptueshme kampione e dobesirave ?????????? !!!!!!!!!!!!!!!

  • me vjen keq qe nuk e afishuat komentin e djeshem per kete zonje fisnike.
    Ne sarajet e tyre Ismail Qemal Vlora shpalli pavaresine e Shqiperise.A nuk do te mjaftonte kaq per te mos e percudnuar qe foshnje kete bije te Vlorajve?Urrejtjen e kujt ruante Enver Hoxha per tu hakmarre kunder foshnjave?Pyeta njehere Bardhosh Gjonleken,sapo doli nga burgu Burrelit:-Vertet i kini falur xhelatet tuaj?Mu pergjigj:- Sikur te kisha dhembe,dinja une se ku kafshoja.

  • Ah z. Sajmir perserisni nje thenie qe supozohet se e ka thene Krishti dhe te konceptosh epoken .zhvillimin e botes para 2000 vjetesh afersisht .me epoken e porsa kaluar ku djajte bolshevike kryen krime monstruoze mbi popullin e tyre .Dinin cfare benin shume mire madje krimet i mbulonin me propagande e fjale boshe .Mund te fal nje kriminel qe ka kryer nje krim se ka qene i pavetedijshem ,por kurre nje kriminel qe per vite e dekada ka mbushur lumenj me gjak . Ne se do te ringjallej djalli me emrin enferr s”do ta falja kurre por do ta ekzekutoja ne vend ,

  • Shkaku kryesor qe kjo ka vuajtur eshte se babai i saj nuk e mori me vehte familjen e tij ……. tani lind pyetja, perse nuk e mori ????????????????

  • Nuk e dija që Eqrem Bej Vlora paska patur dy vajza në Shqipëri, kësisoj dhe dy mbesa. Më vjen keq që qenka ndarë nga jeta gjo grua fisnike, por njëherazi më vjen mirë që trashëgimia e E.bej Vlorës do të mbetet. Shqipëria, për fat të keq, ka patur pak ‘gjak të kaltër’, kaq i domosdoshëm sidomos sot kur të shumë përbetohen se i përkasin të djathtës. Mungesa e saj në historin e Shqipërisë, spjegon dhe arsyen sepse komunizmi rezistoi kaq gjatë dhe tranzicioni pas tij është ky që është. Duke kujtuar jetën e së ndjerës, të vjen neveri , kur pas viteve 1990, s’ngeli njeri pa u deklaruar si i persekutuar, bile edhe komunistë e bij të tyre, duke nxjerrë nga varri ndonjë gjysh, xhaxha të gruas apo dajë të mamasë, për të mjelë lopën ‘demokraci’, siç bënë dhe 40 vjet me lopën ‘socialiste’, se paskëshin ‘ndihmuar’ luftën apo kishin dalë ‘partizanë’ në dhjetor të vitit 1944. Uroj që nëse nga kjo kategori, ka që janë njohur me këtë shkrim, të kenë reflektuar e t’i vrasë ndopak ndërgjegjia.

  • Të nderuar lexues dhe komentus
    + Qafokun me lotë korkodili
    .
    Nqs do ju hiqja masken shumices se ketyre komentuesve qe ju “qan zemra” per te ndjeren Ajnishe do te dalin fytyra bastarde te atyre qe persekutuan me shume se dhe vete ligji keto te perndjekur.
    ..
    Ku gabon ne menyre kriminale shtypi dhe opinioni shoqeror sot.
    .
    Nuk diskutohet qe Eqerem Vlora ishte njeri I ditur dhe atdhetar per kohen por nuk mohohet fakti qe ishte latifondist I dhjamur bashke me Toptanet ,Vrionet dhe Bicakacinjte & company.
    .
    Nese do isha nje albiter asnjanjes midis Enver Hoxhes dhe Eqerem Vlores do thoja qe Eqeremin nuk e perzuri Enveri por ai perzuri veten pasi

    a-ne Qeverine Fashiste Italiane ishte Ministri I Tokave1942-1943 …
    .
    b-ndersa ne qeverine naziste ishte MINISTER I PUNEVE TE JASHTME …
    .
    Pra duke pare dhe boten demokratike pas 1944 kete Eqeremin do ta krahesoja me rastin e gjeneralit “Philippe Pétain “
    qe nga nje super Hero I Frances para 1940..pasi bashkpunoi me nazistet u denua me vdekje qe ju kthye ne burg te perjetshem biles ju konfiskua gjithe pasuria…pra ju lutem qaramane me lot korkodili…..ju lutem qafoke mos u beni kaq hipokrite te neveritshem.
    ..
    Pushofte ne paqe Ajnisha Vlora!

  • Ketu nuk ka lot krokodili. Eqerem Vlora vertete ka qene ne qeverine e dyte profashiste -Minister i Tokave te Liruara – ( cliruara). Ne momentin qe ne kushtet e fashizmit u bashkuan me Shqiperine Ulqini ,Malesia,Kosova dhe tokat shqiptare Tetove,Diber ,Struge ky ishte nje person i sakte qe te merrej me keto krahina aq me teper qe ishte nip i Ismail Qemalit.Ndersa ne periudhen gjermane ne 1944 ishte Minister i Jashtem ne qeverine e Fiqiri Dines. Duhet debat i vecante se si nje shtet i “pushtuar” ka Minister te jashtem.Ky fakt tregon per statusin e shtetit shqiptar ne 1944.
    Po e marrim si fakt qe u largua pikerisht per kete aresye Eqerem Vlora. Pyetja e artikullit eshte- perse u internua gjithe jeten familja dhe ne rastin tone kjo vajze e tia. Kini deshire te krahasoni me Francen. Eshte plotesisht e vertete qe gjithe ato qe bashkepunuan me gjermanet e gjithe piramida administrative u denuan por asnje familjar i tyre nuk pesoj denim.As nuk imagjinohet te kete ne France kampe internimi per familjaret e denuarve per bashkepunim.
    Ne nuk mund te krahasohemi me Francen se ato ishin vende nderluftuese.Ne krahasohemi p.sh. me Kroacine e atyre viteve.Sot ne Kroaci respektohen figurat historike e politike qe luftuan per nje Kroaci te pavarur dhe nuk perkujtohen ato kroate me ne krye Titon qe bashke me serbet luftuan per Jugosllavine. Tito edhe pse kroat nuk perkujtohet me ne Kroaci. Po perkujtohet ne Serbi……tung

  • NUK perkujtohen ne kroaci sepse mbas lufte, partizanet e Titos vrane gjithe kroatet qe kishin qene ushtare ne ushtrise Kroate, pavaresisht nese kishin marre pjese ne luftime apo jo, nese kishin vrare apo jo, Pa gjyq ,
    ATA qene thjesht ushtare te Mobilität per aresyen te kurzes.

    Diferencat etnike dhe fetare mes Serbe e Kroate e Jane pothuaj aq te Thella si.midis Serbe e shqipetarve

    NUK ka lidhjen komunizmi apo jo.

    I degjuat ne Stadium si tifozat serbet Ju ulurasin Kroate e:

    Do ja U bejme sie vellezerve tuaj, shqipetarve.

  • Zoti KOZi faleminderit për vëmëndjen
    por me keqardhje po ju thme
    se edhe pse jemi në një llogore te njejte
    kemi shumë diferenca për realitetin
    ku do të ARGUMENTOJA:
    .
    Kur zonja e ndjere nuk e ka share Enverin..pse ju kokrroca internet po beni sipas shprehjes

    I ZOTI E JEP ,TELLALI NUK E SHET
    —————————————————————
    E PARA
    Nuk ka bere me shume Enveri se dhe vete Amerika demokratike ne rastin e burgosjes ,izolimin dhe poshtrimin e qindra mijrave amerikano-japonezve nga 1941 deri ne 1947 duke filluar nga femijet ne bark te nenes dhe deri te 90 vjecaret.Ja dhe enciklopedia historike cfare thote

    The internment of Japanese Americans in the United States during World War II was the forced relocation and incarceration in camps in the western interior of the country of between 110,000 and 120,000[5] people of Japanese ancestry, most of whom lived on the Pacific coast. 62 percent of the internees were United States citizens. These actions were ordered by President Franklin D. Roosevelt shortly after Imperial Japan’s attack on Pearl Harbor.
    Japanese Americans were incarcerated based on local population concentrations and regional politics. More than 110,000 Japanese Americans in the mainland U.S., who mostly lived on the West Coast, were forced into interior camps. However, in Hawaii, where 150,000-plus Japanese Americans composed over one-third of the population, only 1,200 to 1,800 were also interned.[9] The internment is considered to have resulted more from racism than from any security risk posed by Japanese Americans. Those who were as little as 1/16 Japanese and orphaned infants with “one drop of Japanese blood” were placed in internment camps.

    …………………..

    E DYTA
    Eshte me tragjike akoma se shqiptaret e KOZi-it zgjodhen e 1991 nje nga monstrat me te medha qe ka nxjerre historia njerzore
    ’ PERBINDESHIN E VIQIDOLIT..
    i cili ishte aq enverist I cmendur sa Hysen Shoshorin TE CILIN gjyqi Enverit e denoi me 10 vjet burg…kurse Saliu I KOZi-it kerkonte me ulurima varjen ne litar te tij..pra TE PERSEKUTUARIT ZGJODHEN PERSEKUTORIN E TYRE turbo-enveristin SEKRETARIN E PPSH TE MJEKSISE
    SALI PORDHISHEN
    ………………………….
    E TRETA
    .
    Para nje jave PERBINDESHIN E VIQIDOLIT deklaroi se ne 21 janar 2011 se do te egzekutonte Edi Ramen nese do prekte nje fije floku nje polic te tij..kur vete ai me armatimin e rende qe I vodhi gardes ne 14 shtator 1998 I pushtoi gjithe institucjnet kryesore te shteti gjithmone ne miratimin ne heshtje te miqve tane.
    >>>>>>>>>>>>>>>>>>
    Pra I nderuar KOZi nuk e hodha Enverin bashke me ty ne 1991 per te dale nje terrorist si Berisha ne mars 2018 qe te perdhosi nje komb te tere
    – nen tolerimIn criminal te miqve tane..
    -me impotencen kriminale te socjalistave
    -dhe nen skuthllekun e ju te perndjekurve politike
    qe pasi I keni marre miljona dollare ne 10 keste po na I beni Enverin hero me keto lot krokodili.
    .
    ,’kush e fabula e ketij komenti per ju qaramane ?:
    .
    Ju lutem beni pak pushim me kanibalizmin tuaj 30 vjecar ndaj Enverit…..futeni PERBINDESHIN E VIQIDOLIT ne burg per megakrimet e tij dhe perseri filloni te konsumoni supen me kockat e Enverit qe ju jap fjalen do ju ndihmoj dhe une ne gatimn e supes per ju trima vampiroide te Enverit
    dhe brek-mbushur ndaj Salimatherfuckerit.

  • Vetem nje mendje diabolike nuk arrine ta kuptoje qe kjo Zonje me fjalen e saje jo vetem qe nuk e ka falur diktatorin dhe te gjthe kelyshat komuniste por i ka funderrosur edhe me shume se cdo sharje apo mllef.

  • Në se ka një ngjashmëri ne raportin të persekutuar-persekutues është ai i Afrikes së Jugut me Nelson Mandelën që u lirua rreth vitit 1991.Ky njeri fisnik edhe pse regjimi kriminal i aparteitid e burgosi e torturoi dhe e poshtroi per kater dekada..ai i fali persekutoret e tij..Ketu nuk behet fjale per nje njeri por per nje komb te tere 95% qe u shfrytezua dhe u fut me tela me gjemba nga 5% qe ishin te bardhet racista
    *
    Per cudi para 1 viti kur vdiq nje agjent amerikan qe kishte punuar ne Afriken e Jugut para se te vdiste ne moshen rreth 90 vjec i ngeli merak te thont nje te vertete qe e tha: Ne amerikanet ndihmuam (urdheruam) qe te arrestohej Mandela si KOMUNSTI ME I RREZIKSHEM JASHTE BASHKIMIT SOVJETIK
    **
    Erdhi koha qe pasi Mandela fali kriminelet e RACISTEVE te bardhe biles beri dhe nje fare Kualicjoni me Klarkun me e forta shteti amerikan ne kohen e Bushit Senior e ftoi per vizite presidentin Mandela……ne nje kohe qe sherbimet inteligjente lajmeruan se ai nuk mund te futej ne Amerike pasi figuronte akoma terrorist i rrezikshem…dhe u desh nderhyrja e W.B.S qe ky skandal jo vetem te fshihej por dhe mos jepej ne shtyp.
    ***
    Erdhi koha qe Mandela nderroi jete dhe nuk ngeli shtet nga ato qe e konsideronin terrorist komunist qe nuk mori pjese ne varrim me kryemisterra apo presidente ku me shume kishte amerika me 1 president dhe 3 ish presidente…
    .
    ****
    Si ka mundesi qe bota perendimore me ne krye Ameriken mbylli syte para super krimeve antinjerzore te Apartedit dhe “duartrokiti” faljen qe nje “komunist” i ben antikomunisteve?….Pse nuk veprohet me te njejten monedhe dhe ne Shqiperi ku Antikomunistet te falin komunistet ?? por po tregohen deri dhe kanibale me brezin qe udhehoqi luften dhe rindertimin….Pse ne rradhet e para te vampireve “antikomuniste” jane vene turbokomunistet e Enverin me ne krye Sali Monstren e Halezbiberit??
    *****
    Dhe pikerisht nje rreze Mandele pashe te kjo zonje e nderuar (e ndjere) qe nuk u morr fare me persekutoret e saj…dhe tregoi fisnikeri qe pak e kane sot….Dhe kjo duket te histeria e shume komentuesve ketu qe me shume kenaqen qe vdiq dhe nje e “persekutuar” per ti hedhur balte dhe bloze per Enverin…ne nje kohe qe eshte paburriri qe njeISH PABUKS..NGA NJE FAMILJE EKSTERMISHT ANALFABETE….SI SALI DEVILI po e shkerdhen ate komb per cerek-shekulli me koqet e edi rameteve dhe bolet e donaldlulit te rradhes…

    R.I.P

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *